Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin somalez Sheik Sharif Ahmed në Najrobi të Kenias, sekretarja Clinton tha se SHBA duan “ta shtojnë dhe zgjerojnë” mbështetjen amerikane për qeverinë e presidentit Sharif.

Në qershor Shtetet e Bashkuara bënë të njohur se e kishin furnizuar me armë qeverinë somaleze. Clinton nuk dha hollësi për llojin e ndihmës së re, por paralajmëroi se Eritrea do të ndeshet me sanksione, në se nuk i jep fund ndihmave për grupet kryengritëse somaleze.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Eritrenë se ka furnizuar me armë grupin al-Shabab dhe grupe të tjera militante dhe ka kërcënuar se do vendosen sanksione ndërkombëtare ndaj qeverisë së Eritreas. /VoA/