LAJMI I FUNDIT:

Clinton: Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe

Clinton: Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka arritur sot në Kosovë për nder të shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Clinton në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se ka nderin që të kthehet në Kosovë që të përkujtoj 20 vjet paqe që sipas tij kjo arritje nga populli i Kosovës duhet të kremtohet çdo ditë.


“Kam nderin që të kthehem në Kosovë për të përkujtuar 20 vjet paqe – një arritje nga populli i Kosovës që duhet të kremtohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë”, ka shkruar Clinton.

Ndryshe ish presidenti Clinton sot është pritur nga presidenti Hashim Thaçi, me një ceremoni shtetërore.

Ai ka dekoruar ish-presidentin Bill Clinton me medaljen “Urdhri i Lirisë”, për kontributin e tij.

“Sot pas 20 vitesh Kosova e pavarur u është mirënjohëse për këtë rrugëtim. Mbështetja e juaj dhe SHBA-së ka qenë jetike për lirinë, pavarësinë dhe tash në rugëtimin euroatlantik. Storja e Kosovës është storje e suksesit të përbashkët. Ju jeni heroi ynë dhe në emër të qytetarëve iu falënderoj shumë. Duke u bazuar në kompetencat si President, sot ndaj çmimin në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës “Urdhër i Lirisë”. Nuk ka çmim që mund të shpërblej kontributin tuaj sepse dekorimi më i madh është liria e vendit të Kosovës që ka reflektuar me paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Thaçi, transmeton Telegrafi.

Ndërsa ish-presidenti, Bill Clinton, ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë dhe përkushtimit për të jetuar në paqe me fqinjët.

“Sot e gjithë bota sot, në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet, dhe të jetojnë në paqe me fqinjët. Gjë kjo e cila është diçka për të cilën duhet të punojë çdo shtet, i madh e i vogël , brenda dhe jashtë kufijve të tyre. Unë mendoj që e keni mundësinë të bëheni shembull i botës edhe për 20 vjet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ajo çka është arritur deri më tani është falë vendimit të popullit kosovar për të ndërtuar vendin.

“Jam krenar që isha president i SHBA-së në kohën kur populli i Kosovës kishte nevojë, që të mos ketë më njerëz që lënë shtëpitë të tyre, të mos ketë më vrasje, dhe të bëhet më mirë. Dhe ajo çfarë është arritur deri më sot është falë vendimit të popullit kosovar për të ndërtuar shtetin, shoqërinë dhe qeverinë dhe për të ecur drejt paqes”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Clinton ka thënë se Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së, NATO-s por edhe organizatave tjera, që mund të jetë një shtet i pavarur.

“Kosova meriton të jetë në Bashkimin Europian, në NATO dhe në organizata tjera. Ish Presidenti George W. Bush ka bërë punë brilante pasi e ka njohur këtë shtet vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë. Të jeni të sigurt se Amerika do të vazhdojë ta përkrah shtetin e Kosovës dhe secili amerikan do të veprojë kështu”, ka thënë ai”, ka thënë ai.

Pas takimit me Thaçin, ish presidenti Clinton, është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori