LAJMI I FUNDIT:

Clevelandi e shkatërron Golden Staten, dështon Curry (Video)

Clevelandi e shkatërron Golden Staten, dështon Curry (Video)

Seria e finales së madhe të NBA është ri-hapur fuqishëm pasi Cleveland Cavaliers në ndeshjen e parë në shtëpi në këto seri arriti t’i hakmerret Golden States dhe t’a shkatërrojë me rezultat 120-90.

Ishte pritur nga të gjithë një super performancë nga Clevelandi pas dy ndeshjeve të humbura në Oracle Arena.

Tashmë Cavs kishin gjetur formulën e ndaljes së Thompson dhe Curryt, vetëm nevojitej që të gjendej formula e shënimit.


Edhe pse mungoi Kevin Love, Richard Jefferson arriti për mrekulli ta zëvëndësojë, me veteranin i cili i solli lojës së Cavs të udhëhequr nga LeBron James shumë agresivitet dhe prezencë fizike në dyja fazat e lojës.

Mbrojtja e Cavaliers ishte fenomenale ashtu si në takimet tjera, por me qasje edhe më agresive, ku Thompson arriti që më mirë të mbrojë koshin dhe të shtrijë autoritetin e tij mbi Andrew Bogutin.

Edhe pse LeBron James udhëhoqi lojën, ishte Kyrie Irving ai që shkëlqeu duke shënuar 16 pikë në çerekun e parë, teksa Curry mbeti pa asnjë pikë në dy çereka duke mos realizuar nga plot 15 tentime të tij.

Thompson ishte ai që mbajti në lojë ekipin duke shënuar herë pas herë pikë, teksa edhe Draymong Green ishte i neutralizuar.

LeBron James pas një periudhe të dytë jo të mirë në këtë takim duke huqur shumë depërtime, arriti që me gjuajtje nga distanca t’ia mundësojë ekipit të tij bashkë me JR Smith një distancim deri në 20 pikë, teksa pikët e para të Curryt erdhën në fund të çerekut të tretë.

Në fraksionin e fundit ishte vetëm formalitet pasi tashmë Cavs kishin siguruar fitoren e shpresës për këtë seri.

LeBron James ishte më i miri me double-double prej 32 pikë e 11 kërcimesh, pasuar nga Kyrie Irving me 30 pikë e tetë asistime, teksa i shkëlqyer me pesë treshe ishte J.R. Smith i cili në total arriti të shënonte plot 20 pikë.

Te Golden State pas ndezjes me vonesë të turbinave më i miri ishte Curry me 19 pikë me tri treshe të realizuara nga nëntë tentime, pasuar nga Harrison Barnes me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet mëngjesin e të shtunës sërish në Quicken Loans Arena, aty ku me një tjetër fitore Clevelandi do të barazonte serinë. Seria finale aktualisht është 2-1 për Golden State Warriors. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori