Çka thuhet në arsyetimin e vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të disa sindikalistëve?
Kryeshefit ekzekutiv i “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të disa punëtorëve.
Fjala është për kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se këta punëtorë kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës, se kanë keqpërdorur të drejtën për grevë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Po ashtu, në vendim punëtorët akuzohen edhe për sabotim.
Që nga 24 tetori, qindra minatorë dhe punonjës të tjerë kanë hyrë në grevë.
Ata kanë premtuar se nuk do ta ndërpresin grevën pa u përmbushur tri kërkesat e tyre: Realizimi i pagës mujore me kohë (nga data 6 – 10 në fillim të çdo muaji), shkarkimi i menaxhmentit (kryeshefit) dhe sigurimi shëndetësor dhe kushtet e punës.
Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar nënkryetarin e Sindikatës, Destan Kerleshi, i cili vendimin e kryeshefit e ka quajtur të papranueshëm, tendencioz, dhe të rrezikshëm për situatën në të cilën gjenden minatorët aktualisht.
“Në vend se me bo thirrje për një marrëveshje dhe me ua plotësu kërkesat minatorëve dhe të dalin nga miniera, këta veç e acarojnë gjendjen me këtë vendim, i cili është edhe anti-ligjor, se në bazë të ligjit sindikal ne kemi të drejtë, kemi edhe imunitet. Nuk mundet me procedu kësi vendimesh” – ka thënë Kerleshi.
Ai ka shtuar se këtë vendim e cilëson si kërcënim dhe mënyrë për t’ia ulur zërin kësaj Sindikate.
“Nuk kanë të drejtë ta cenojnë zërin e Sindikatës i cili është zë për të drejtat e punëtorëve”- tha ai.
Kerleshi përmendi se janë duke i shqyrtuar edhe hapat ligjorë.
“Ne jemi duke i shqyrtuar edhe hapat ligjorë, por jemi në një gjendje ku minatorët janë në minierë, dhe kjo është kryesorja që ata të dalin dhe tashmë vetëm shkoi edhe dita e shtatë dhe me të vërtetë është e patolerueshme qysh as Qeveria, as ministria, as njerëzit kompetentë që janë për këtë punë nuk po bisedojnë me minatorët që të arrihet një marrëveshje…”- tha Kerleshi.
Ai gjithashtu u shpreh se gjendja e minatorëve është e rënduar.
“Gjendja është e rënduar. Është shumë e rënduar. Tash është dita e 7-të edhe kushtet e minierës çfarë janë, është lagështia, pluhuri. Domethënë po ju shkakton shumë probleme, sidomos tani me tension të lartë, po kanë kokëdhimbje, marramendje, (probleme) me frymëmarrje” – theksoi ai.
Sot është bërë një javë nga fillimi i grevës së minatorëve të “Trepçës”.
Që kur ka nisur greva e minatorëve, disa nga grevistët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Minierës së Stantërgut, Bujar Jashari, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë pas mbledhjes që ka pasur me bordin mbikëqyrës të “Trepçës”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës