Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach e ka mbajtur premtimin, duke ia ndarë vetë medaljen e artë olimpike Majlinda Kelmendit.

Ndërkohë, kreu i sportit botëror e ka bërë të qajë xhudisten kosovare, teksa zbuloi edhe fjalët e para të Bachut.

Momenti kur Rio pushtohet nga tingujt e himnit të Kosovës (Foto/Video) Momenti kur Rio pushtohet nga tingujt e himnit të Kosovës (Foto/Video)

“Zotëri Thomas Bach ishte një vit më parë në Kosovë dhe më thoshte se ka ardhur në vendin tim të më mbështesë dhe se dëshironte të më shihte duke fituar në Rio. E kur isha në podium, më shkonin shumë gjëra në mendje. Më pas erdhi Bach. Ai më tha: Kujtoje se ti e kishte një ëndërr, tash e realizove atë. Kjo më bëri mjaft krenare. Kjo më bëri të qaj”, ka treguar Majlinda.