LAJMI I FUNDIT:

Çka i largon meshkujt nga tradhtia: Madje edhe për ata më labilë, ekziston ilaçi!

Çka i largon meshkujt nga tradhtia: Madje edhe për ata më labilë, ekziston ilaçi!

Pyetja përse njerëzit tradhtojnë nuk ka përgjigje të thjeshtë

Ndonjëherë personi i papjekur, ndonjëherë tradhtia është pasojë e marrëdhënieve të dhembshme nga e kaluara, ndonjëherë hakmarrje, ndërsa ndonjëherë njerëzit tradhtojnë sepse tradhtia është pjesë e personalitetit të tyre dhe nuk brengosen për pasojat, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, tradhtia shpesh varet shumë nga stabiliteti i marrëdhënies momentale se sa nga disa situata nga e kaluara.

Megjithatë, ekzistojnë gjëra të cilat mund të ndikojnë në atë nëse personi do të tradhtojë, përkatësisht ta ndalojnë në qëllimet e tilla, edhe nëse ndonjëherë i kanë në mendje.

Konkretisht, faktori i cili në hulumtime është treguar si i qenësishëm në pengimin e tradhtisë është besnikëria ndaj marrëdhënies.

Ndonjëherë njerëzit, sado që mbase tingëllon çuditshëm, tradhtojnë madje edhe kur e duan partnerin apo partneren, mirëpo sa më besnikë që të jenë ndaj marrëdhënies, është mundësia më e vogël që do të tradhtojnë.

Hulumtimi i cili e ka konstatuar këtë është bërë në vitin 2017, ndërkaq autorët David Rodrigues dhe Diniz Lopes, veç tjerash, kanë studiuar ndikimin e përkushtueshmërisë ndaj predispozitës që personi të hyjë në aventurë.

Është treguar që besnikëria ka qenë faktori i cili madje edhe njerëzit të cilët kanë qenë të prirë për tradhti i ka penguar në sjellje të cilat do të mund ta dëmtonin lidhjen.

Çfarë do të thotë besnikëria në lidhje?

Marrëdhënia e sinqertë është ajo e cila bazohet në besimin reciprok, sinqeritet, besnikëri dhe dashuri.

Besnikëria, përkatësisht përkushtueshmëria do të thotë edhe që te personi ekziston dëshira që marrëdhënia të mbahet, tradhtia dhe dëshira e fortë që marrëdhënia të zgjasë nuk shkojnë njëra me tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?

Kërshëri
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Kalo në kategori