LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të dini për diabetin? Endokrinologu Erduan Sefedini tregon se cilët janë shkaktarët, simptomat dhe cilat ushqime s’mund t’i konsumoni

Diabeti është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Internisti – endokrinologu, Erduan Sefedini në një podcast në Telegrafi.com shpjegon se si manifestohet sëmundja, cilat janë simptomat e para që paraqiten te një person me diabet dhe si trajtohet.


“Një arsye pse vjen deri te humbja e lëngjeve dhe urinimi i shpeshtë dhe kjo rrjedhimisht shkakton etje. Kur humben lëngjet nuk humbet vetëm ujë, por edhe elektrolitet, mineralet, sheqeri, etj, e këto shkaktojnë simptomatologji që janë tipike për pacientë me diabet. Etje, urinim, humbje në peshë, infeksione të shpeshta, lodhje plogështi, varësisht prej nivelit të sheqerit. Rëndom te pacientët të rritur apo të moshuar kjo simptomatologji është e lehtë…”, tregoi Sefedini.

Dr. Erduan Sefedini, internist dhe endokrinolog /Foto: Ridvan Slivova/

Ai po ashtu foli edhe për atë nëse personat me diabet duhet apo jo të agjërojnë në muajin e Ramazanit.

“Siç dihet edhe nga autoritetet fetare njerëzit e sëmurë janë të liruar nga agjërimi përkundër që e konsiderojnë si obligim dhe borxh ndaj fesë. Por, në këtë rast pacientët me diabet kanë një sfidë të veçantë meqenëse agjërimi nënkupton privimin e dëshiruar me kontroll të vetvetes prej lindjes së diellit e deri në perëndim. Nuk është lehtë për pacientët me diabet të cilët kanë terapi të ndryshme si dhe kanë sëmundje të tjera…”, ka thënë Sefedini.

A rekomandohet të agjërojnë personat e prekur me diabet dhe me gjëndra tiroide, shpjegon internisti Erduan Sefedini
Lexo po ashtu A rekomandohet të agjërojnë personat e prekur me diabet dhe me gjëndra tiroide, shpjegon internisti Erduan Sefedini

Sipas tij, pacientët me diabet, pikë së pari nuk duhet të marrin vendimin që të agjërojnë pa konsultim me mjekun.

Dr. Erduan Sefedini, internist dhe endokrinolog /Foto: Ridvan Slivova/

“Nuk është patjetër që të konsultohen me mjek endokrinolog, pasi qasja me mjek endokrinolog nuk është gjithmonë e afërt, por me mjek të përgjithshëm apo dhe internist e të konsultohen sa më afër periudhës kur fillon agjërimi. Të konsultohen për gjendjen e tyre të përgjithshme për terapinë, për komplikimet që i kanë pas javën apo muajt e fundit. E mjeku në bazë të gjendjes së pacientit të marr një vendim dhe t’i ofrojë njohuritë e nevojshme për një agjërim që është një sfidë e veçantë”, tha ai.

Ai tha se pacientët me diabet nuk mund të grupohen të gjithë për të dhënë një përgjigje të përgjithshme nëse munden apo jo të agjërojnë.

“Kjo për shkak të komplikimeve, të kohëzgjatjes së diabetit, pra nuk mund të grupohen dhe të jepet një përgjigje. Ka pacientë që kanë vetëm një tabletë dhe në këtë rast nëse nuk kanë sëmundje shoqëruese dhe nuk rrezikon ulje të diabetit këta hyjnë në grupin e pacientëve që janë të lehtë ose mesatarisht të lehtë dhe këso raste edhe mjeku jep këshillat se si mund të agjërohet”, tha ai.

Por, cilat ushqime mund të konsumojnë personat e prekur nga diabeti?

“Te frutat duhet të kenë kujdes sidomos rrushi dhe bananja. Pacientët e kanë problem brumin, pasi gjithmonë janë të uritur. Dhe shpesh ma përmendin pacientët ‘doktor jam gjithmonë i uritur’”, tregoi Sefedini.

Dr. Erduan Sefedini, internist dhe endokrinolog /Foto: Ridvan Slivova/

Po pacientët që kanë probleme me gjëndra tiroide, a rekomandohet agjërimi?

Doktori Sefedini tregon se këta pacientë mund të agjërojnë.

“Pyetja është se këta pacientë kur mund ta marrin tabletën? Tableta merret 30 minuta para ushqimit…”, tha ndër të tjera doktor Sefedini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori