Apendiciti është infektimi një pjese shtojcë të zorrës së trashë. Apendiciti shfaqet me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tek të rriturit.
Tek kafshët apendiciti luan një rol të madh në shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi, transmeton Telegrafi.
Çfarë e shkakton apendiciti?
Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh. mbeturina jashtëqitje të forta).
Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e apendiciti, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.
Cilat janë simptomat?
Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet.
Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin, por këto vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.
Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr fryme jo plotësisht për shkak të dhimbjes.
Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa herë që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apendicitit – kontaktoni mjekun menjëherë.
Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre personave që janë operuar nuk kanë pasur apendicit. Mund të ngatërrohet me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe infeksionet e rrugëve urinare.
Si mund të mjekohet?
Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të ngrenë dhe për të pirë, por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apendicitin para se të çahet.
Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila sjell në afektimin e cipës së barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme, si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.
Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet, mund të sjellë vdekjen. Të sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët bëhen mirë disa ditë pas operacionit, por ndodh që ka infeksione të mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve, pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë
Sa shpesh duhet të lani flokët, përgjigjja do t'ju habisë
Nicole Kidman ‘përqafon’ trendin e ri të flokëve dhe duket kaq ndryshe
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes