LAJMI I FUNDIT:

City rivalizon Unitedin për Sual Niguezin

City rivalizon Unitedin për Sual Niguezin

Manchester City i është bashkuar garës me Manchester Unitedin për të transferuar mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Mesfushori ka një kontratë afatgjate me Atleticon deri në vitin 2026, por një klauzolë e arritshme për lirim prej 150 milionë euro, do të thotë se klubi shpreson të rinovojë marrëveshjen në mënyrë që të përmirësojë ndjeshëm vlerën e tij.


Reprezentuesi spanjoll përfaqësohet nga Grupi Stellar, i udhëhequr nga Jonathan Barnett, dhe i cili është shumë i njohur me tregun e transferimeve angleze.

Lajm i mirë për Unitedin: Atletico Madridi ia ulë klauzolën Saul Niguezit
Lexo po ashtu Lajm i mirë për Unitedin: Atletico Madridi ia ulë klauzolën Saul Niguezit

25-vjeçari thuhet se është një objektiv afatgjatë në veçanti për Unitedin dhe aftësitë e tij thuhet se e bëjnë atë një objektiv kryesor transferimi për klubin.

Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, ekipi i Pep Guardiolas, City është i gatshëm të rivalizojë deri në fund Unitedin për transferimin e Saulit.

Messi dhe Sual (Getty Images/Guliver)

Diego Simeone dëshiron ta mbajë Saulin në Wanda Metropolitano, pasi trajneri përpiqet të ruajë skuadrën e tij pas një seri largimesh viteve të fundit.

Diego Godin, Antoine Griezmann, Filipe Luis, Rodri dhe Gabi Hernandez janë të gjithë lojtarët që janë larguar nga klubi kohëve të fundit. /Telegrafi/