LAJMI I FUNDIT:

City kërkon Neuerin

City kërkon Neuerin

Manchester City dëshiron transferimin e Manuel Neuer, shkruan The Mirror.

Këtë transferim ”Citizens” e duan përmes Pep Guardiolas, i cili do të vijë në Manchester pas përfundimit të këtij sezoni.


Me ardhjen e Guardiolas, Man City do të përforcohet sa më shumë që të jetë e mundur për të qenë sfiduese në Angli dhe Evropë.

Ndërsa, nga Citizens priten të largohen Yaya Toure, Aleksandar Kolarov si dhe disa futbollistë tjerë. /Telegrafi/