LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për shtatë pikat e Kurtit: Aleatët ndërkombëtarë nuk po e marrin seriozisht atë

Çitaku për shtatë pikat e Kurtit: Aleatët ndërkombëtarë nuk po e marrin seriozisht atë

Edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sot pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paraqitur shtatë pika për normalizimin e raporteve me Serbinë, në vitin 2024.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti është një palaço jo-qesharak, pasi siç u shpreh ajo “Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse”.


Tutje, Çitaku theksoi se Kurti e ka vonuar procesin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe ka krijuar drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike.

"Do ta shkruaj një draft modern evropian të Asociacionit, Brukseli të merret më tepër me Vuçiqin", Kurti paraqet shtatë pika për normalizimin e marrëdhënieve
Lexo po ashtu "Do ta shkruaj një draft modern evropian të Asociacionit, Brukseli të merret më tepër me Vuçiqin", Kurti paraqet shtatë pika për normalizimin e marrëdhënieve

Në postimin e saj Çitaku potencoi se aleatët ndërkombëtarë, i kanë injoruar fjalimet dhe pikat e Kurtit që po i propozon tash e sa vjet si dhe nuk po e marrin seriozisht.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Çitakut:

Kryeministri Kurti i paska postu edhe nja 7 pika të reja: janë joserioze!

Në fakt, ai vet është joserioz. Një palaço jo-qesharak. Qe një kronologji:

  1. Për 6-7 vjet, Albin Kurti ka përdorur dhunë kundër çfarëdo marrëveshje të ndihmuar nga aleatët, duke mos kursyer asgjë dhe askënd: Është derdhur edhe gjak nëpër rrugë, janë hedhur bomba, gaz lotsjellës dhe është thirrur në luftë vëllavrasëse.
  2. Pas ardhjes në pushtet, tash Albin Kurti thotë që nuk e ka prioritet dialogun, dhe zbulon formula të ndryshme, përfshi “pesë kushte”, “tre principe”, “gjashtë pika” dhe zbulime të tjera të cilat janë harruar ca ditë më pas, ngase askush s’i ka marrë seriozisht – madje as ai.
  3. Për dy vjet aleatët perëndimorë dhe qytetarët e presin Kryeministrin Kurti të marrë vendim dhe t’i jap drejtim dialogut, i cili ka pasur synim njohjen e ndërsjellë. E vonon procesin dhe krijon drama të përditshme, duke reduktuar dialogun në çështje teknike.
  4. Pasi që përlahet me Lajçak, Borrell dhe gjysmën tjetër të botës, e si pasojë Kosovës i sjell edhe sanksione ndërkombëtare të cilat ende janë në fuqi, në një aksham pazar, pa kurrfarë koordinimi dhe me një paturpësi të pashoq, e pranon një statut të draftuar nga vetë Lajçak, të cilin e quante pro-serb, për autonomi pa njohje të ndërsjellë.
  5. Tash, pasi që i ka parë rezultatet shkatërruese të politikës së tij të jashtme dhe udhëheqjes amatoreske të dialogut, Kryeministri qohet dhe propozon 7 pika dhe kthehet pikërisht aty ku kemi qenë para 3 vitesh, duke thënë se vetë do ta draftojë statutin.

Kryeministër, je edhe vonë edhe i vonshëm. Askush nuk po të merr seriozisht. Të gjithë, e më së shumti aleatët ndërkombëtarë, i injorojnë fjalimet dhe pikat e tuaja të shumta që propozon tash e sa vjet.

Kosova ende vuan nën sanskione bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Fokusohu, merr vendime, e mos u merr me fjalime dhe postime. Facebooku nuk është mjet adekuat për “face-saving”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori