LAJMI I FUNDIT:

Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit për Limajn, në OKB

Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit për Limajn, në OKB

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku i ka reaguar kryediplomatit të Serbisë, Ivica Daçiqit, i cili u shpreh kundër Fatmir Limajt kryenegociator të Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë atë në dialog.


“Limaj është gjykuar dy herë për krime lufte, dhe se në fund është shpallur i pafajshëm”.

Çitaku, poashtu ka përgënjeshtruar Daçiqin sa i për ketë vizitës në liqenin e Ujmanit.

“Nuk ka pasur incident në ditën kur Thaçi vizitoi Ujmanin por një ditë më vonë kur u sulmua me bombë objekti i serbit që e priti Thaçin në kafenenë e tij”, ka deklaruar Çitaku në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Diplomatja kosovare ka thënë se këto sesione të Këshillit të Sigurimit nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut.

“Këto sesione janë shndërruar në teatër pasi nuk po paraqitet realiteti në Kosovë”.

Daçiq kundër Limajt kryengociator, e akuzon rëndë në Këshillin e Sigurimit
Lexo po ashtu Daçiq kundër Limajt kryengociator, e akuzon rëndë në Këshillin e Sigurimit

Më tej ajo duke folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka përmendur sportin si shembull. Çitaku ka thënë se shteti më i ri në Evropë është krenar me sportistët e tij, duke theksuar sukseset në xhudo.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Sipas saj, përmes hyrjes së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, ajo nuk do të jetë vrimë e zezë e krimit në Evropë.

Ambasadorja kosovare ka thënë se ushtria e Kosovës nuk po bëhet për të sulmuar dikë, por për t’i kontribuuar paqes në Botë.

Sipas Çitaku dialogu i Brukselit nuk po bëhet rreth çështjes së statusit të Kosovës, por po bëhet për paqe në rajon dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori