LAJMI I FUNDIT:

Cillian Murphy flet për skenat seksuale me Florence Pugh në filmin “Oppenheimer”: Ishin perfekte

Cillian Murphy flet për skenat seksuale me Florence Pugh në filmin “Oppenheimer”: Ishin perfekte

Cillian Murphy, protagonisti i “Oppenheimer” , zbuloi në një intervistë të fundit se skenat e shumëpërfolura seksuale në film mes personazhit të tij dhe Florence Pugh, ishin krejtësisht të qëllimshme dhe nuk ishin të kota. Madje, aktori shkoi aq larg sa i quajti ato “perfekt” .

“Oppenheimer” pati një fundjavë të mrekullueshme hapëse në arka filmike. Filmi me regji të Christopher Nolan fitoi më shumë se 80 milionë dollarë (72.2 milionë euro) sipas raporteve më të fundit dhe pritet të jetë një nga filmat më të suksesshëm në vitin 2023.


Duke folur për ‘Sydney Morning Herald’ gjatë promovimit të filmit, Cillian konfirmoi se skenat intime që ai duhej të xhironte me bashkë-yllin Florence Pugh ishin të qëllimshme.

Foto: Shutterstock

“Ato skena janë shkruar qëllimisht… rregjisori Christopher Nolan e dinte se ato skena do t’i jepnin filmit vlerësimin që mori. Dhe mendoj se kur e shihni, është shumë e fuqishme”, tha ai.

Cillian vazhdoi të lavdërojë yllin e tij dhe t’i quajti skenat “perfekte” .

“Ato janë perfekte. Dhe Florence është thjesht e mahnitshme. Unë mendoj se ajo është fenomenale …Ajo e ka këtë prani si person dhe në ekran që është tronditëse. Ndikimi që ajo ka në ‘Oppenheimer’ për madhësinë e rolit, është mjaft shkatërrues”, përfundoi aktori.

Foto: ‘Oppenheimer’ Movie

Florence Pugh shfaqet vetëm për pak kohë në film si zonja e Robert Oppenheimer, Jean Tatlock, por ka marrë vlerësime për rolin e saj.

Ekipi promovues i filmit ka bërë një punë të shkëlqyer për ta pozicionuar dramën historike si një nga filmat që duhet parë të vitit.

Regjisori Paul Schrader me lëvdata për “Oppenheimer”: Është filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli
Lexo po ashtu Regjisori Paul Schrader me lëvdata për “Oppenheimer”: Është filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli

Adhuruesit e filmave filluan maninë kulturore të bazuar të quajtur “Barbenheimer” duke vënë përballë filmin “Barbie” të Greta Gerwig , i cili u hap në të njëjtën fundjavë.

Foto: PA Images

Në fakt, kombinimi i numrave të biletave të fundjavës së hapjes së të dy filmave e bëri atë fundjavën e katërt me fitimet më të mëdha në histori.

Në “Oppenheimer” luajnë gjithashtu Emily Blunt, Matt Damon, Robert Downey Jr. , Josh Hartnett dhe Rami Malek, ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori