Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ka folur hapur për jetën personale dhe profesionale gjatë paraqitjes në emisionin “SOL”.

Ajo ka komentuar edhe raportin që ka me djalin e bashkëshortit të saj, duke treguar se e konsideron si pjesë të pandashme të jetës së saj.


“Unë e quaj pjesë timen, nuk e quaj pjesë që më ka ardhur, ma kanë sjellë. Është një gjë e imja, e jetës sime”.

Foto: YouTube

“Një përgjegjësi shumë e madhe, një përgjegjësi me shumë se fëmija që ti ke lindur vet nga barku yt”, theksoi mes tjerash.

Artistja gjithashtu ka edhe një djalë me ish-partnerin e saj, ndonëse tani prej vitesh jeton me portierin Alban Hoxha.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka qenë më e rezervuar dhe jashtë syrit të publikut.

Çiljeta që një kohë ka bërë një distancim edhe nga projektet e mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com