Çiljeta dhe Noizy në xhirime të klipit (Video)

Çiljeta Xhilaga dhe Noizy duket se më në fund janë duke e përgatitur bashkëpunimin e tyre, “Gangsta Love”.
Dueti i dy këngëtarëve nga Shqipëria është paralajmëruar qe një kohë të gjatë. Madje pati spekulime se projekti nuk do të realizohej.
Megjithatë, një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq dy këngëtarët në setin e xhirimeve.
Për më shumë, në video shfaqen edhe djali i Çiljetës dhe vajza e Inis Gjonit.
“Gjatë xhirimeve të ‘Gangsta Love’, Don Fernando dhe Coco Antonel”, ka shkruar Çili në Instagram. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































