Prezantuesja Marina Vjollca dihet tashmë se do të jetë një nuse kosovare në të ardhmen, pasi ka mbi dy vite që është në lidhje me reperin Getoar Selimi, edhe pse të dy aktualisht bashkëjetojnë në Tiranë.

E përderisa ka shprehur një simpati të veçantë për Kosovën, mesa duket nuk e ka pasur fjalën vetëm për Getin. Marinës i pëlqen shumë edhe kuzhina kosovare.


Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet i përgatitur ushqimi i njohur tradicional i Kosovës, flija.

Në mbishkrimin e fotos, ajo ka shkruar: “Bujrum (Urdhëroni)”, por nuk ka treguar nëse këtë specialitet e ka përgatitur ajo vetë, megjithatë ajo mezi pret ta provojë./Telegrafi/