LAJMI I FUNDIT:

Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Pasi u ra dakord për armëpushimin dhe largimin e forcave armene në Nagorno-Karabakh, bota u lehtësua sepse u parandalua një përshkallëzim i ri dhe një luftë e re, por një zgjidhje politike është ende larg realizimit.

Të martën, shteti i Azerbajxhanit të Kaukazit Jugor njoftoi se forcat e armatosura kishin nisur “aktivitete lokale anti-terroriste” në Nagorno-Karabakh, i cili është brenda kufijve të Azerbajxhanit, por vepron si një rajon separatist i kontrolluar nga popullsia etnike armene.


Ndërsa akuzat për “gjenocid” po rriten, të gjithë sytë janë drejt një konflikti që mund të tërheqë disa nga fuqitë kryesore ushtarake në botë, raporton reuters.

Armenia dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se Azerbajxhani po grumbullon forcat e armatosura përgjatë vijës së kontaktit të fortifikuar në Nagorno-Karabakh, duke u përgatitur për një ofensivë kundër trupave lokale etnike armene.

Azerbajxhanasit shkatërrojnë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut
Lexo po ashtu Azerbajxhanasit shkatërrojnë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Karabakut

Videot që janë shpërndarë në internet tregojnë automjetet azere me një simbol “A” të përmbysur, e cila gjë të kujton shkronjën “Z” të automjeteve ushtarake ruse që po shfrytëzohen për pushtimin e Ukrainës.

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, zyrtarët armenë të Karabakut raportuan se një ofensivë e madhe nga Azerbajxhani ishte duke u zhvilluar ndërsa u dëgjuan sirenat e sulmit ajror në Stepankert, kryeqytetin de facto të Nagorno-Karabakh.

Rreth 100 mijë banorë të rajonit iu është kërkuar që të evakuohen përmes “korridoreve humanitare” që dërgojnë në Armeni. Megjithatë, forcat e Azerbajxhanit kontrollojnë të gjitha hyrjet dhe daljet ndërsa shumë vendas kanë frikë se nuk do të lejohen të kalojnë të sigurt.

Edhe pse azerbajxhanasit pretendojnë se qëllimi i vetëm është neutralizimi i infrastrukturës ushtarake, fotot dhe raportimet flasin për civilë të vrarë dhe objekte civile të dëmtuara.

“Gjenocidi në vazhdim”

Pas përfundimit të konfliktit në vitin 2020, forcat paqeruajtëse ruse arritën në terren për të kontrolluar Korridorin e Lachinit, e vetmja lidhje e rajonit me Armeninë.

Azerbajxhani përfitoi nga lufta në Ukrainë dhe paaftësia e Rusisë për të siguruar korridorin dhe mori nën kontroll të gjitha qasjet në rajon.

Veçanërisht i çuditshëm është rasti i muajit dhjetorit kur të dyshuarit “eko aktivistë” bllokuan rrugët, me sa duket të organizuara nga Azerbajxhani, dhe në këtë mënyrë e kufizuan popullsinë lokale dhe paqeruajtësit rusë e punonjësit të Kryqit të Kuq.

Situata është përkeqësuar gjatë dy muajve të fundit, ku një pikë kontrolli e ngritur kohët e fundit nga Azerbajxhani në Korridorin e Lachinit, nuk po lejon kalimin as të ndihmave humanitare.

Në muajin gusht, mes paralajmërimeve për raftet e zbrazëta, kequshqyerjen dhe një krizë humanitare në përkeqësim, Luis Moreno Ocampo, ish-kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, publikoi një raport duke e quajtur situatën “një gjenocid në vazhdim”.

Genocide Watch thotë se kjo është “gjendje e jashtëzakonshme në lidhje me gjenocidin”, Instituti Lemkin për Parandalimin e Gjenocidit kohët e fundit lëshoi një “alarm aktiv për gjenocid” ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit ka paralajmëruar se “rrezik për gjenocid” dhe bëri thirrje që Azerbajxhani të mbahet përgjegjës për krime kundër njerëzimit.

“Qentë të dekontaminohen”

Presidenti azer, Ilham Aliyev vazhdimisht u ka bërë thirrje forcave armene të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh, politikanëve vendas të japin dorëheqje dhe atyre që jetojnë atje të pranojnë të qeverisen prej Azerbajxhanit.

SHBA, BE dhe Rusia i bënë thirrje Azerbajxhanit që të vazhdojë me diplomacinë në vend që të kërkojë zgjidhje ushtarake për të vendosur kontrollin mbi të gjithë rajonin.

Pse Azerbajxhani dhe Armenia janë në luftë?
Lexo po ashtu Pse Azerbajxhani dhe Armenia janë në luftë?

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan bëri disa lëshime, deri në njohjen e Nagorno-Karabakut si territor të Azerbajxhanit. Megjithatë, qeveria e tij pretendon se nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje paqeje që nuk përfshin të drejtat dhe sigurinë e garantuar ndërkombëtarisht për armenët e Karabakut.

Nga ana tjetër, Aliyev e hodhi poshtë një marrëveshje të tillë. Ai deklaroi se qytetarët e Azerbajxhanit që jetojnë atje do të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë, por vazhdoi retorikën e ashpër anti-armene, duke përfshirë përshkrimin e separatistëve si “qen”, ndërsa qeveria lëshoi ​​një pullë postare pasluftës së vitit 2020, e cila shfaqte punëtorët duke “dekontaminuar” Nagorno-Karabakun.

Tradhtia ruse

Pas tradhtisë së Rusisë, Armenia, e cila është vendi më demokratik në rajon, përpiqet të distancohet nga Kremlini, duke ftuar në kufi misionin e vëzhgimit civil të Bashkimit Evropian.

Pashinyan ka thënë vazhdimisht se vendi nuk mund të mbështetet më tek Rusia për sigurinë e saj. Në vend të kësaj, kombi i Kaukazit Jugor dërgoi ndihma humanitare në Ukrainë dhe gruaja e Pashinyan vizitoi Kievin për të treguar mbështetjen e saj ndërsa priste trupat amerikane për stërvitje.

Moska, e cila ka marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe politike me Azerbajxhanin, ka reaguar ashpër duke thirrur ambasadorin armen.

Roli i Izraelit

Azerbajxhani, si një prodhues i rëndësishëm i naftës, mbulon 30 për qind të nevojave të Izraelit për naftë. Dhe ky bashkëpunim energjetik është vendimtar për Izraelin, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e gjeopolitikës së Lindjes së Mesme.

Izraeli, i njohur për industrinë e avancuar të armëve, Azerbajxhanin e ka ndër klientët kryesor. Këto transaksione armësh nuk janë vetëm komerciale, por nënkuptojnë edhe besim të ndërsjellë.

Azerbajxhani gjithashtu i jep Izraelit qasje në bazat e saj ushtarake, të cilat mund të jenë vendimtare për çdo operacion ajror kundër reaktorëve të Iranit.

Gjatë periudhave kur prodhuesit arabë të naftës bojkotuan Izraelin, Azerbajxhani u bë një mjet shpëtimi, duke ofruar furnizime thelbësore me karburant. Në shenjë mirënjohjeje, Izraeli e pajisi Azerbajxhanin me armë të kalibrit të lartë.

Mosmarrëveshja e Nagorno-Karabakut ofron një mundësi tjetër për të kuptuar pse Izraeli e mbështet Azerbajxhanin. Ndërsa Turqia dhe Pakistani kanë shprehur mbështetje për Azerbajxhanin, Rusia ka mbajtur një qëndrim më neutral. Izraeli, duke vlerësuar implikimet më të gjera gjeopolitike, gjeti mirëkuptimin strategjik në anën e Azerbajxhanit.

Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene

Situata në Karabakh është thellësisht komplekse dhe kërkon vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar vuajtjet e mundshme dhe për të mbrojtur të drejtat e civilëve.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë këtë herë dhe nuk duhet të lejojë që në tokën evropiane të ndodhë një spastrim i ri etnik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori