Erjona Sulejmani, ish bashkëshortja e mesfushorit tetovar të Zvicrës, Blerim Xhemaili, ishte e ftuar në emisionin Top Show Magazine, në Top Channel, ku rrëfeu njohjen e saj me futbollistin, shkaqet e ndarjes, por edhe planet për karrierën e saj.
Më poshtë intervista e plotë e Erjonës në paraqitjen e saj në Top Show Magazine:
Si je njohur me Xhemailin?
Erjona: Jemi njohur para 4-5 vitesh në Milano dhe nuk e dija se ishte futbollist, pasi më kishte shkruar se ishte gazetar dhe donte të më intervistonte. U njohëm, u dashuruam dhe krijuam një familje, ndërsa kemi bërë 3 dasma.E para ishte në Shkodër, në qytetin tim të lindjes, tjetra në familjen e tij dhe e 3-ta me shoqërinë. 6 muaj pas njohjes më ka propozuar për martesë.
Pse erdhi ndarja mes jush?
Erjona: Sepse gjatë periudhës që ishim bashkë, mua po më mungonte shumë karriera, pasi po rrija vetëm në shtëpi, ku laja e gatuaja dhe kujdesesha për fëmijën tonë. Gjatë kësaj kohe kisha refuzuar edhe shumë kontrata pune, ndaj e pashë që nuk mund të vijohej duke ndenjur mbyllur. Jam dakord që kishim shumë para, por paraja nuk është gjithçka.
A keni përfituar para nga divorci me Xhemailin?
Unë nuk kam përfituar dhe madje kam refuzuar çdo gjë prej tij. Tjetër gjë se çfarë do të japë për djalin, por unë nuk dua asgjë prej tij dhe e them edhe publikisht.
A janë të lumtura gratë e futbollistëve?
Erjona: Jo në shumë raste, pasi futbollistët nuk i lënë gratë e kënaqura. Kjo ishte edhe deklarata ime në mediat italiane. Gjithsesi kjo nuk ka qenë shkaku i ndarjes time me Blerimin, por ka qenë ajo derdhja e kupës, që mbushej vazhdimisht duke më mbyllur. Tani unë kam hapur një kapitull të ri, pasi kam filluar të jetoj si një femër e lirë dhe liria nuk ka çmim, ashtu si edhe lumturia. Liria dhe lumturia nuk kanë çmim, pasi kafazi i artë është njësoj kafaz dhe të mban të mbyllur.
A ia vlen të martohesh me një futbollist?
Erjona: Absolutisht jo. Të gjitha gratë e futbollistëve që kam njohur, nuk janë plotësisht të lumtura. Bota e futbollistëve duket kaq e bukur, por kur je brenda e kupton se nuk është ashtu siç duket.
A tradhtojnë futbollistët? Po Blerimi?
Erjona: Patjetër që po. Blerimi jo, ose të paktën unë nuk e kam kapur asnjëherë duke më tradhtuar.
Keni thënë se jeni më e mençura ndër gratë e futbollistëve?
Erjona: Po është e vërtetë, pasi unë isha e para që pata kurajën të refuzoj atë kafazin e artë të tyre, për të jetuar lirinë time.
Ditët e fundit është ndarë edhe Valon Behrami nga bashkëshortja…
Erjona: Ouu… Nuk e dija, por po më vjen mirë që u kam dhënë kurajë grave të futbollistëve. E kam shoqe bashkëshorten e Valonit, pasi kemi dalë shpesh bashkë, kur isha me Blerimin.
Kur keni shkuar në Itali?
Erjona: Që në moshën 10-vjeçare, ndërsa në moshën 15-vjeçare kam filluar karrierën si modele. Gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj karrierën time dhe jo të bëhesha një shtëpiake, që t’i shërbeja vetëm burrit dhe familjes time.
Kur u bëre e famshme?
Erjona: Mendoj se gjatë kampionatin Evropian në Francë, pasi aty mediat shkruan shumë më tepër për mua, sesa për Blerimin.
A u bë ai xheloz për këtë fakt?
Erjona: Edhe kjo ka qenë një nga shkaqet e ndarjes tonë, pasi ai nuk e priti aspak mirë këtë fakt, që flitej më shumë për mua, sesa për të.
Bota e televizionit është gjithashtu shumë e egër…
Erjona: Absolutisht që po, por tani marr kënaqësinë e arritjeve të mia dhe punës time. Kam agjentin tim, që menaxhon punën dhe kujdeset për të vlerësuar ofertat që vijnë për mua. Kam shumë dëshirë që të kem një program timin në të ardhmen, një ‘reality show’.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre