LAJMI I FUNDIT:

Cilat qytete evropiane janë në rrezikun më të lartë nga përmbytjet? Hulumtimi i ri i NASA-s mbi përmbytjen globale

Cilat qytete evropiane janë në rrezikun më të lartë nga përmbytjet? Hulumtimi i ri i NASA-s mbi përmbytjen globale

Ky hulumtim i NASA-s ka treguar se cilat qytete evropiane do të përmbyten të parat për shkak të ngrohjes globale

Grenlanda është e para që në këtë shekull që do të humbë më shumë akull se në cilëndo periudhë tjetër të holocenit, periudhë prej 12.000 vjetësh gjatë së cilës ka lulëzuar civilizimi njerëzor, shkruan nationalgeographic, përcjell Telegrafi.

“Shkrirja e akullit në Grenlandë mund të rrisë nivelin e detit për 7,6 metra, gjë që do të jetë shkatërruese për zonat bregdetare në gjithë planetin”, ka thënë vitin e kaluar oqeanografi i Agjencisë NASA, Josh Willis.

Për të konstatuar seriozitetin e problemit, NASA ka shpikur një vegël me ndihmën e së cilës mund të parashikohet se cilat qytete do të jenë të përmbytura për shkak të shkrirjes së akullit.

Shkencëtarët me këtë “formulë” kanë llogaritur veprimin e gravitacionit të Tokës dhe rotacionet e saj në mënyrë që të parashikonin se si uji do të “rishpërndahet” në gjithë botën.

“Për secilin qytet vegla jep pasqyrën e qartë se cilat akullnaja janë me rëndësi të veçantë”, ka deklaruar njëri ndër shkencëtarët që mori pjesë në hulumtim.

Ndryshimet në Grenlandë ndikojnë në gjithë planetin, sepse miliarda tonë akulli të shkrirë do të ngrenë nivelin e detit në Australi, Azi, Evropë dhe SHBA.

Ndërkaq, tani ky hulumtim ka treguar që nga shkrirja e sipërfaqeve të mëdha të akullit në pjesën perëndimore të Grenlandës në Evropë duhet të kenë kujdes Londra, Dubrovniku, Tromse (Norvegji), Oslo, Athina, Sirakuza, Marsej, Gjibraltari dhe qyteti Brest në Francë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori