LAJMI I FUNDIT:

Cilat ishin mesazhet që përçoi Kurti me pamjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, flasin ekspertët

Cilat ishin mesazhet që përçoi Kurti me pamjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, flasin ekspertët

Kryeministri Albin Kurti publikoi një video mbrëmjen e së enjtes, ku shihen forcat serbe duke patrulluar me mjete ushtarake.

I pari i Qeverisë tha se patrullimet ishin shumë afër kufirit me Kosovën.


Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.

Kurti tha se gjendja ka ndryshuar këtë të premte dhe prania e forcave serbe nuk u pa në afërsi të kufirit.

“Ata kanë ardhur të provokojnë, por ne e kemi xhiruar këtë, e kemi dëshmuar, por nuk kemi ndërmarrë asgjë. Kemi qenë të kujdesshëm, i kemi vëzhguar se a do ta kalojnë kufirin, por nuk e kanë kaluar. Unë jam i kënaqur që sot nuk janë, deri në orën 16:00 nuk kanë qenë aty”, tha ai.
Deputeti i LVV-së Enver Dugolli duke komentuar këtë veprim të kryeministrit ka thënë se ky ishte një mesazh për Serbinë se ata po vëzhgohen.

Ai tha në RTV Dukagjini se kryeministri bëri mirë që publikoi këto pamje.

Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?
Lexo po ashtu Çfarë dihet për praninë e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën?

Dugolli ka theksuar se me anë të këtyre pamjeve, Kurti ka treguar se gjithmonë ata janë nën përcjellje dhe kurdo që të vërehet ndonjë lëvizje e dyshimtë sërish do të publikohen pamje.

“Kurti e ka publikuar videon për shkak të asaj se lëvizjet e trupave ushtarake të Serbisë kanë qenë afër kufirit. Mirë ka bërë që i ka publikuar për të treguar që jemi duke i përcjellë, që të jetë alarm për Serbinë dhe institucionet brenda, edhe për NATO-n. Pas deklaratave kërcënuese të Vuçiqit, këto lëvizje ushtarake të trupave të Serbisë përreth kufirit me Kosovën janë për t’u shqetësuar. Edhe në të ardhmen do të publikohet çdo lëvizje e tyre e dyshimtë”, ka deklaruar Dugolli.

Nga ana tjetër ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, ka thënë se nuk ka gjasa të ndonjë konflikti të hapur, përkundër pretendimeve territoriale serbe për Kosovën.

Kurti për ushtrinë serbe në kufi me Kosovën: Sot nuk janë afruar pranë kufirit
Lexo po ashtu Kurti për ushtrinë serbe në kufi me Kosovën: Sot nuk janë afruar pranë kufirit

“Krahas apetiteve dhe urrejtjes të fortë që kanë, shteti serb dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, jam i sigurt se nuk ka kurrfarë gjase që ata të ynë një konflikt apo të hapur ndaj Kosovës. Për arsye siç e dimë se çështjet e sigurisë territoriale të Kosovës janë të rezervuara për forcat e NATO-s, KFOR-in. Kështu që ata vazhdojnë më ato mënyrat e demonstrimit të forcës, por nuk shoh ndonjë rrezik që mund të mënyre drejt territorit tonë”, ka thënë Ibishi.

Ibishi ka thënë se edhe pse nuk ka rrezik për një konflikt të hapur, shteti i Kosovës duhet të jetë çdo herë në gatishmëri.

Pasi sipas Ibishit, mund të ketë rrezik nga grupe terroriste siç ishte ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sidoqoftë ne duhet të kemi një gatishmëri çdo herë, dihet disponimi i tyre. Mund të presim në vazhdimësi grupet terroriste siç ishin në Banjskë, por jo luftë të hapur. Grupe të tilla e kanë marrë leksionin në Bansjkë dhe për herëve të tjera mirë do të mendohen të mos ia mësyjnë të mos e provokojnë sigurinë e Kosovës.

E patrullimet e forcave serbe janë shqetësim për KFOR-in ka ritheksuar Ibishi.

KFOR kërkon nga Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese
Lexo po ashtu KFOR kërkon nga Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese

“Ky është një shqetësim për forcat e NATO- KFOR-in, i cili e ka këtë të drejt, obligim, sipas marrëveshje dhe çështjet së sigurisë territoriale të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ish-ushtaraku.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”.

Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori