LAJMI I FUNDIT:

Kurti për ushtrinë serbe në kufi me Kosovën: Sot nuk janë afruar pranë kufirit

Kurti për ushtrinë serbe në kufi me Kosovën: Sot nuk janë afruar pranë kufirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me vendin tonë janë duke i përcjellë me vëmendje dhe nën vëzhgim.

Në një konferencë për media sot, Kurti tha se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt me të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, siç është NATO dhe KFOR-i. Ai sërish foli edhe për zgjedhjet e parakohshme.


“Kur ka situata të tilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake ofrohen vetëm disa metra larg kufirit, ne përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë ta kalojën kufirin. Janë në komunikim të vazhdueshëm MPB, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Domethënë gjithçka është në vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë. Në ndërkohë natyrisht që këto institucione diskutojnë, njoftojnë edhe partneret tanë ndërkombëtarë, edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE-në”, ka deklaruar kryeministri.

Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën
Lexo po ashtu Kurti publikon pamje, forcat ushtarake serbe shihen pranë kufirit me Kosovën

Kurti tha se sot, deri në orën 16:00, nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar serish.

“Ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por nuk mbahen 10 metra prej kufirit. Pra, po vinë në zonën e sigurisë, ku praktikisht nuk ka nevojë as për dronë e dylbi për t’u parë me njëri-tjetrin, Nëse dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve, ushtria qëndron në kazerma, nuk vjen te kufiri, por duket që dita e sotme do të jetë ndryshe prej të djeshmes…”, tha Kurti.

Ndryshe, kryeministri Kurti të enjten në orët e vona ka bërë të ditur se gjatë ditës njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Kurti ka publikuar një video dhe ka thënë se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori