Shqipëria ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të muajit shtator nga Izraeli me rezultat 2-1.
Kuqezinjtë me humbjen në Tel Aviv humbën edhe gjasat për pozitën e parë në Grup, teksa tani synojnë ta mbyllin në vendin e dytë.
Në ndeshjen e fundit Shqipëria pret Islandën të martën mbrëma në Air Albania, teksa Sokol Cikalleshi ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për gjendjen e Kombëtares dhe ndeshjen e ardhshme.
Çfarë nuk shkon me skuadrën? “Është një situatë jo e mirë për momentin, ishte një ndeshje që duhej ta fitoniom. Presioni ishte mbi ne, edhe ata kishin presion, por tashmë kur ndeshja ka mbaruar gjen gjëra për të korrigjuar. Kemi analizuar me ekipin, gabimet individuale që po ndikojnë. Futbolli është lojë gabimesh dhe nuk po përfitojmë nga gabimet e kundërshtarëve, kemi qenë ne që kemi gabuar”.
“Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ta mbyllur në vendin e dytë. Me De Biasin kemi pasur një futboll më defensivë, atëherë thonin pse nuk shënojmë ndërsa tani kemi pasur edhe një skemë më ofensivë dhe kemi dalë më dobët para porte”.
“Kemi shënuar, por futbolli nuk është vetëm mbrojtje apo sulm, por është komplekse dhe duhet të funksionojnë të gjitha repartet. Duhet të bëjnë analizë edhe lojtarët. Të gjejmë harmoninë, jemi ekip i vogël dhe vetëm me dëshirë e pasion mund të arrijmë gjëra të mëdha. Situata nuk është e mirë. Ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Vetëm duke qenë bashkë mund të arrijmë, eliminatoret e Evropianit janë afër dhe është e rëndësishme të jemi bashkë edhe me tifozët”.
“Sa mbaroj ndeshja në Izrael ishim të shkatërruar emocionalisht, bisedat vazhdojnë ende për atë që ndodhi. Nuk mund të drejtojmë gishtin te një lojtar në veçanti, gabimet ndodhin në futboll por të mos na ndodhin vetëm ne”.
“Ne të “vjetrit” duhet të jemi mbështetës për të gjithë, të jemi dashamirës. Kombëtarja është krenari dhe duhet mbështetur, ne do të bëjmë më të mirën. Në mos Cikalleshi, dikush tjetër. Kombëtarja i ka dhënë shumë Cikalleshit dhe të tentojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”.
Detyrim fitorja për tifozët? “Është një ndeshje që e kemi mundësinë për ta fituar, të rregullojmë detajet dhe t’ia lemë fushës. Kjo është një ndeshje për moral, për të treguar që mund të ringrihemi që kombëtarja të jetë aty ku e meriton”, u shpreh Cikalleshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëËshtë historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Araujo merr vendim për të ardhmen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert