Gjykata e arbitrazhit sportiv ia dha Shqipërisë tre pikët e ndeshjes së ndërprerë në tetorin e kaluar ndaj Serbisë, duke i ngritur Kuqezinjtë në pozitën e dytë të tabelës.

“Tashmë që morëm tri pikët, jemi komodë në vendin e dytë të Grupit I. Shanset tona janë shtuar shumë. Megjithatë, duhet që të shohim përpara dhe të bëjmë më të mirën në dy ndeshjet e shtatorit”, ka thënë Cikalleshi, për të vazhduar për ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës.


“Është një ndeshje që vlen shumë. Përballë kemi ekipin rival për vendin e dytë, ndaj edhe ai takim duhet vlerësuar maksimalisht. Gjithmonë kemi bërë maksimumin në fushën e lojës, por në atë ndeshje gatishmëria e të gjithë lojtarëve do të jetë e tillë që të japim shumë më shumë nga vetja jonë”.

“Është një përballje që vendos shumë për ëndrrën tonë, ndaj për ta bërë realitet, na duhet një rezultat pozitiv”, ka shtuar sulmuesi i Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app