LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi i gatshëm për Italinë

Cikalleshi i gatshëm për Italinë

Sulmuesi i Akhisar, Sokol Cikalleshi, ka qetësuar të gjithë sportdashësit duke treguar se dëmtimi i pësuar në Kupën e Turqisë në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Bashakshehir, nuk është serioz.

Në një intervistë telefonike të dhënë për “Supersport”, Cikalleshi ka folur për ekipin e tij të ri në Turqi dhe për kthimin në kombëtare.


Për lëndimin

“Jam i lumtur që u ktheva përsëri në stadiumin e Bashakshehirit, edhe pse këtë herë kundër tyre, por aty kam shumë miq dhe shokë. Më ndoqi fati i keq sepse në pak minuta që isha në fushë dëmtova gjurin në një përplasje gju me gju me portierin kundërshtar dhe dola sepse pata shumë dhimbje”.

“Dje bëra një rezonancë dhe rezultoi që fatmirësisht nuk është dëmtim i rëndë. Nga ky dëmtim maksimumi do humb ndeshjen e fundjavës me ekipin, pra shumë shpejt do jem gati, çështje 3-4 ditësh.”

Për aventurën e re tek Akhisari

“Mendoj se bëra zgjedhjen më të mirë që erdha te Akhisari sepse do kem më shumë minuta. Ndihem shumë mirë, jemi si një familje. Po luaj dhe jam sulmuesi kryesor, por edhe këtu ka konkurrence. Ndeshjet që kam bërë deri tani kanë qënë mjaft të kënaqshme, por uroj që të shënoj në ato të ardhshmet dhe të ndihmoj më shumë ekipin në arritjen e objektivave.”

Për Kombëtaren

“Problemi im që s’jam thirrur në kombëtare kanë qënë minutat e pakta që kam pasur te Bashakshehiri, por këtu minutat i kam dhe besoj se rikthimi në kombëtare është afër, që ndaj Italisë. Megjithatë këto i vendos trajneri, me të cilin kam folur shpesh, edhe pas dëmtimit. Të jesh në kombëtare është krenari dhe kënaqësi e veçantë. Uroj që të bëjmë gjëra të mira në rrugën drejt Botërorit”.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori