LAJMI I FUNDIT:

Çifti  i pastrehë që janë në lidhje për më shumë se 30 vite, martohen nën urën e një autostrade në Afrikë (Foto/Video)

Çifti  i pastrehë që janë në lidhje për më shumë se 30 vite, martohen nën urën e një autostrade në Afrikë (Foto/Video)

Një çift kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në mënyrën më të pazakontë të mundshme – nën urën e një autostrade.

Megjithatë, Lleyëellyn Jeneker dhe Cecilia Absolom duket se kanë arsye të fortë që janë martuar në një strukturë gjigante të ndërtuar nga betoni dhe armatura, transmeton Telegrafi.


Ata kishin filluar lidhjen 30 vite më parë dhe, tërë këto vite i kishin kaluar si të pastrehë duke u detyruar t’i kalojnë netët nëpër rrugët e Cape Town të Afrikës.

Dhe tani falë këshillit të qytetit dhe një burri zemërgjerë, ata kanë arritur ta shijojnë kurorëzimin në vendin ku për herë të parë ishin takuar.

Në ceremoninë e dasmës së tyre ishin ftuar mbi 100 dasmorë, kurse Jeneker dhe Absolom qëndruan para pastorit Manuel Benans – por ajo çfarë e bënë me unike dasmën e tyre, ishte fakti që në mesin e të ftuarve ishin edhe shumë miq të tyre që gjithashtu janë të pastrehë.

Si mysafir nderi ishte ftuar i biri i tyre 12-vjeç Dylan, kurse në videon e publikuar më poshtë dyshja zotohen se do t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Sipas Ëilfred Fredericks, këshilli i qytetit ndihmoi dyshen të organizojnë martesën. Por, po të mos ishte edhe Jill Jeftha që i dhuroi nuses fustanin e nusërisë, dasma nuk do të mund të ishte organizuar. /Telegrafi/