LAJMI I FUNDIT:

Çiftet që ju kanë bërë për vete të gjithëve, nga shesh xhirimi u bënë partnerë në jetë

Çiftet që ju kanë bërë për vete të gjithëve, nga shesh xhirimi u bënë partnerë në jetë

Një pjesë e mirë e tyre ju kanë për vete sapo i keni parë nga ekrani, madje, me siguri ka ndodhur që i keni imagjinuar sikur kanë një jetë që ndajnë bashkë edhe jashtë ekranit

Kimia artistike që kanë me njëri-tjetrin duket sikur do zgjasë përgjithmonë. Dhe për disa, në fakt, kështu ka ndodhur.


Ka shumë personazhe të njohur turq, të cilët kanë nisur një lidhje dashurie në sheshin e xhirimit. Në listën e mëposhtme janë disa çifte të cilat e kanë nisur lidhjen për një serial, por e kanë vijuar edhe pas tij dhe disa prej tyre, sot janë edhe të martuar e me fëmijë.

Berguzar Korel – Halit Ergenc (Binbir Gece)

Berguzar Korel dhe Halit Ergenc u takuan bashkë në serialin e “1001 Nights” (Binbir Gece) në vitin 2006. Gjatë asaj kohe, Halit Ergenc ishte i martuar. Pasi mbaroi seriali “1001 Nights”, nisën thashethemet për një lidhje të mundshme. Megjithatë, ata nisën të frekuentohen bashkë, në vitin 2008 kur shkuan në Paris bashkë me disa miq. U martuan më 7 gusht 2009 dhe u bënë me djalë në shkurt të vitit 2010.

Beren Saat dhe Cansel Elçin

Beren Saat dhe Cansel Elçin u takuan bashkë në “Remember Darling” (Hatırla Sevgili) në vitin 2006. Ata nisën një lidhje që nuk qe jetëgjatë, sepse u ndanë në vitin 2007.

Berrak Tüzünataç dhe Tolgahan Sayışman

Berrak Tüzünataç dhe Tolgahan Sayışman u takuan në serialin “Farewell Rumalia” (Elveda Rumeli) në dhjetor 2007. U ndanë një vit më vonë, 2008.

Serenay Sarikaya dhe Tolgahan Sayışman

Serenay Sarikaya dhe Tolgahan Sayışman u takuan në serialin “Tulip Age” (Lale Devri). Nisën një lidhje në vitin 2010 dhe u ndanë një vit e gjysmë më vonë. Pasi u ndanë në vitin 2012, Tolgahan Sayışman nisi një lidhje me Selen Soyder, e cila luante në të njëjtin serial. Pas kësaj, Serenay Sarikaya hoqi dorë nga roli i saj në “Tulip Age” (Lale Devri).

Selen Soyder dhe Tolgahan Sayışman

Selen Soyder dhe Tolgahan Sayışman u takuan në “Tulip Age” (Lale Devri). Krijuan një lidhje në qershor 2012 dhe u ndanë në dhjetor 2014.

Birce Akalay dhe Murat Ünalmış

Birce Akalay dhe Murat Ünalmış u takuan në serialin “Love in the Sky” (Yer Gok Ask). U martuan në vitin 2011, por u divorcuan një vit më vonë.

Birce Akalay dhe Sarp Levendoglu

Akalay dhe Sarp Levendoglu u takuan në serialin “Little Lord” (Kucuk Aga) dhe u martuan më 1 gusht 2014, por u divorcuan më 17 janar 2017.

Burçin Terzioğlu dhe Murat Yıldırım

Burcin Terzioglu dhe Murat Yıldırım nisën një lidhje pasi xhiruan në serialin “Storm” (Fırtına) në vitin 2008. Në një kohë shumë të shkurtër, u martuan dhe qëndruan për katër vjet. Në vitin 2014 u divorcuan.

Burçin Terzioğlu dhe İlker Kaleli

Burcin Terzioglu dhe İlker Kaleli nisën një lidhje dashurie pasi u bënë pjesë e serialit “For My Son” (Poyraz Kareyel), në vitin 2015. Qëndruan bashkë për 3,5 vjet dhe u ndanë në shtator 2018.

Demet Özdemir dhe Yusuf Çim

Demet Özdemir dhe Yusuf Çim u takuan në serialin “Strawberry Smell” (Çilek Kokusu) në qershor 2015 dhe filluan lidhjen edhe në jetën reale. Çifti u nda në shtator 2016.

Demet Özdemir dhe Furkan Palalı

Demet Özdemir dhe Furkan Palalı u takuan në serialin “No:309” në qershor 2016. Gjatë asaj kohe, Demet Özdemir ishte në lidhje me Yusuf Çim. Demet Ozdemir u nda nga Yusuf Çim në shtator 2016. Marrëdhënia e Demet Özdemir dhe Furkan Palalı u zbulua kur ata shkuan në klub, në Gizli Kalsın, më 23 maj 2017. U ndanë në vitin 2018.

Demet Özdemir dhe Can Yaman

Demet Özdemir dhe Can Yaman u takuan në serialin “Early Bird” (Erkenci Kuş). Lidhja e tyre u zbulua në nëntor 2018, ndërsa çifti ishte në një klub, në Maslak Esnaf.

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit

Fahriye Evcen and Burak Ozcivit u takuan në serialin “Lovebird” (Calikusu) dhe nisën lidhjen e dashurisë në vitin 2013. Pasi shkuan në Solingen, Gjermani, së bashku, u fejuan pasi takuan prindërit, në mars 2017. U martuan në “Sait Halim Pasha Mansion”, Stamboll, më 29 qershor 2017. Në prillin e këtij viti, çifti u bë me djalë.

Gamze Özçelik dhe Uğur Pektaş

Gamze Özçelik dhe Uğur Pektaş u takuan në serialin “Back Streets” (Arka Sokaklar). U martuan më 19 qershor 2008 dhe u bënë me fëmijë më 30 janar 2010. Pas 3-vjetësh, u divorcuan më 26 dhjetor 2011.

Gökçe Bahadır dhe İlker Kaleli

Gökçe Bahadır dhe İlker Kaleli u takuan në “Lost City” (Kayıp Şehir). Nisën një lidhje në dhjetor 2012, por u ndanë vetëm disa muaj më pas, në shkurt 2013.

Pelin Karahan dhe İbrahim Kendirci

Pelin Karahan dhe Ibrahim Kendirci u takuan në “Daydreaming” (Kavak Yelleri) në vitin 2007. U ndanë në vitin 2010.

Neslihan Atagul dhe Kadir Doğulu

Neslihan Atagul dhe Kadir Doğulu u takuan në setin “In Between” (Fatih Harbiye). U martuan më 8 korrik 2016 në “Ajia Hotel”, në Stamboll.

Tuba Büyüküstün dhe Bülent İnal

Tuba Büyüküstün dhe Bülent İnal u takuan në serialin “Under the Linden Trees” (Ihlamurlar Altında) në vitin 2005 qëndruan bashkë me 2 vjet. U ndanë në vitin 2007. Pas kësaj ndarjeje, Bülent İnal nisi një lidhje me Beren Saat.

Tuba Büyüküstün dhe Saygın Soysal

Tuba Büyüküstün dhe Saygın Soysal u takuan në serialin “Rebellious” (Asi) në vitin 2007 dhe nisën lidhjen e dashurisë deri në vitin 2008.

Tuba Büyüküstün dhe Onur Saylak

Tuba Büyüküstün dhe Onur Saylak u takuan në serialin “Rebellious” (Asi) dhe morën pjesë gjithashtu në serialin “Heartstealer” (Gonulcelen). Gjatë kësaj kohe, nisën të frekuentoheshin. U martuan më 28 korrik 2011 dhe lindën dy vajza binjake në janar 2012. Thashethemet për divorcin e tyre nisën të përhapen në mediat sociale në tetor 2015. U divorcuan më 5 qershor 2017.

Zeynep Beşerler dhe Kenan İmirzalıoğlu

Kenan İmirzalıoğlu dhe Zeynep Beşerler u takuan në serialin “Crazy Heart” (Deli Yürek) dhe nisën një lidhje. U bënë pjesë edhe e serialit “Twilight” (Alacakaranlık) në vitin 2003. Qëndruan bashkë për 6 vjet dhe u ndanë në vitin 2009.

Zeynep Tokuş dhe Kenan İmirzalıoğlu

Zeynep Tokuş dhe Kenan İmirzalıoğlu u takuan në “Crazy Heart” (Deli Yürek) në vitin 1999.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Tre hapa për të parandaluar qenin tuaj të qëndrojë nën këmbë kur punon nga distanca

Kërshëri
Kalo në kategori