LAJMI I FUNDIT:

Christian Mba shpallet “Ylli i Javës” së parë në BKT Superligën e Kosovës

Christian Mba shpallet “Ylli i Javës” së parë në BKT Superligën e Kosovës

Sulmuesi i Trepçës’89, Christian Mba është shpallur futbollisti më i mirë i javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe këtë edicion FFK do ta ndajë çdo javë çmimin “Ylli i Javës”, derisa vlerësimin do ta bëjë Komisioni treanëtarësh nga Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës.


Këtë javë komisioni në përbërje: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Agim Xhakolli nga KFV Vushtrria dhe Selami Tuzi nga KFV Gjakova vendosen unanimisht për futbollistin e KF Trepça ’89 FC

Sulmuesi nigerian pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Dritës në stadiumin “Riza Lushta” dhe kjo bëri që Komisioni ta vlerësojë atë me çmimin ‘Ylli i Javës’.

Mba realizoi dy supergola për “Minatorët”, teksa gjatë tërë ndeshjes pati paraqitje shumë të mirë, duke qenë më i merituari që skuadra e tij rikthimin në elitë pas një viti ta nisë me arkëtimin e një pike, ndonëse ishte në rrugë të mirë edhe për të fituar.

E ky çmim për nigerianin Mba ka peshë. “Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lartë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”, ka theksuar Mba pas marrjes së këtij çmimi.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori