LAJMI I FUNDIT:

Christian Bale e bën sërish, humb 35 kilogramë për një rol filmik

Christian Bale e bën sërish, humb 35 kilogramë për një rol filmik
Christian Bale (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Christian Bale njihet si ‘mbreti i transformimeve’, kjo për shkak të ndryshimeve ekstreme në fizikun e tij, për t’iu përshtatur roleve filmike që zgjedh për të luajtur.

Kësaj radhe, aktori anglez kishte humbur 35 kilogramë për rolin e ri dhe arriti që sërish t’i mahnitë fansat me prezantimin e tij.


Katërmbëdhjetë aktorët që ndryshuan drastikisht vetëm për një rol
Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë aktorët që ndryshuan drastikisht vetëm për një rol

Ai e luan rolin e vozitësit Ken Miles në filmin “Ford vs. Ferrari”, për nevojat e të cilit ka humbur shumë në peshë, mirëpo ka thënë se nuk do ta bëjë më, sepse është e rrezikshme për shëndetin.

“Vazhdoj ta përsëris se i kam dhënë fund (humbjes ekstreme në peshë), por tash vërtet mendoj se i kam dhënë fund”, është shprehur aktori.

Christian Bale dhe Matt Damon (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Kolegu i tij nga filmi “Ford vs. Ferrari”, Matt Damon, është shprehur i mahnitur me transformimet e Bale: “Jam kënaqur duke e shikuar. Ka disiplinën e një murgu, sepse është transformuar nga Dick Cheney në këtë karakter. Është dashur t’i humbë 35 kilogramë, ndërsa kjo nuk është aspak e lehtë”.

Nga ana tjetër, për rolin e Cheneyt, ai u desh të shtonte shumë në peshë, ndërsa edhe pse kishte bërë shaka duke thënë se e ka pasur të lehtë, megjithatë ka pranuar se ka qenë proces shumë i vështirë.

“Është dëshpëruese. Është e tmerrshme… Trashja është ekstremi tjetër. E humbni krejtësisht disiplinën dhe gllabëroni si i çmendur”, ka treguar Bale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori