LAJMI I FUNDIT:

Chollet takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe

Chollet takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.


Lajmin për takimin e ka bërë të ditur Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe, i cili ka thënë kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, ka shkruar Jevtiq në Facebook.

Chollet këtë të mërkurë qëndroi në Prishtinë në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Derek u takua me liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare.

Pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, Chollet nuk u deklarua për media.

Këshilltari i DASH-it, ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan erdhi në kohën e përpjekjeve të reja të ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltari i lartë amerikan ditë më parë kur paralajmëroi vizitën e tij në rajon, tha se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti për Kosovën dhe Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori