LAJMI I FUNDIT:

Chiellini tregon mënyrën e vetme që mund të ndalet Messi

Chiellini tregon mënyrën e vetme që mund të ndalet Messi

Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë për mediat italiane rreth kombëtares dhe karrierës futbollistike.

Mbrojtësi italian mes tjerash ka folur rreth Lionel Messit, ku ka zbuluar mënyrën se si mund të ndalet argjentinasi.


Në fakt, ai ka treguar se si kanë arritur të neutralizojnë futbollistin në ndeshjet e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

“Momenti që ju provoni të parashikoni lëvizjet e tij, ju jeni i vdekur. Ai i lexon gjërat aq shpejt sa që nuk mund ta prekni”, tha Chiellini për “Corriere della Sera” kur u pyet se si është të përballesh me Messin.

“E vetmja mënyrë për ta kufizuar atë është puna në grup. Ju mund të jeni më i miri në botë, por nëse mendoni se mund ta ndalni vetëm, atëherë mos shpresoni”, tha reprezentuesi.

Theksojmë se bardhezinjtë do të përballen gjatë javës së ardhshme me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se argjentinasi shënoi dy herë në fitoren e Camp Nous me rezultat të pastër 3-0. /Telegrafi/