Chiellini paralajmëron Interin

Më në fund Zonja e Vjetër e fitoi ndeshjen e parë këtë sezon në Serie A duke e mundur Genoan me rezultat 2-0.
“Isha i bindur në fitore dhe se kjo do të jetë pika e rikthimit tonë. Genoa ishte agresive, por ne kemi luajtur më mirë. Kjo duhet të jetë një pikënisje për ne, kurse llogaritë i bëjmë në maj".
“Frosinone? Jemi gati për bërë një tjetër hap pozitiv. Interi? Ka filluar mirë, por e përsëris llogaritë bëhen në fund dhe jo tani”, ka thënë pas ndeshjes Chiellini.
Aktualisht kampionët janë në vendin e 12-të me katër pikë, tetë më pak se Interi, i cili i prin tabelës së Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































