ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Rayan Cherki e nisi për herë të parë si titullar për Francën në Kupën e Botës 2026, në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, por aventura e tij në fushë zgjati vetëm 45 minuta.

Didier Deschamps vendosi ta zëvendësojë mesfushorin ofensiv në pushimin e ndeshjes, ndërsa mediat franceze zbuluan se vendimi nuk lidhej vetëm me paraqitjen e tij në fushë.


Sipas gazetarit të njohur Romain Molina, sjellja e Cherkit gjatë gjithë turneut nuk ka qenë në nivelin që priste stafi teknik i Francës.

Raportohet se lojtari i Manchester Cityt kishte hasur edhe probleme me gjumin pas një udhëtimi të gjatë me avion, ndërsa fakti që nuk ishte aktivizuar si titullar në ndeshjet e mëparshme kishte ndikuar negativisht edhe në gjendjen e tij psikologjike.

Megjithatë, episodi që duket se ka irrituar më së shumti Deschamps ndodhi gjatë ndërprerjes për freskim.

Sipas L'Equipe, trajneri francez i kërkoi Cherkit që të qarkullonte topin më shpejt, por lojtari thuhet se e shpërfilli udhëzimin e tij.

Përveç kësaj, Deschamps mbeti i pakënaqur edhe me vendimmarrjen e 22-vjeçarit në fazën sulmuese, si dhe me kontributin e tij të kufizuar në detyrat mbrojtëse.

Ky incident vetëm sa shton pikëpyetjet rreth rolit të Cherkit në kombëtaren franceze, pas një turneu ku ai nuk arriti të lërë gjurmën e pritur. /Telegrafi/

telegrafi sport app