LAJMI I FUNDIT:

Cher ndahet nga i dashuri i saj 40 vjet më i ri në moshë, Alexander Edwards

Cher ndahet nga i dashuri i saj 40 vjet më i ri në moshë, Alexander Edwards

Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh lidhje.

Këngëtarja dhe aktorja 76-vjeçare (e lindur me emrin origjinal Cherilyn Sarkisian) dhe 37-vjeçari u ndanë disa javë më parë, sipas tabloidit amerikan TMZ.


Ndërsa nuk është e qartë se kush e inicioi ndarjen, burimet zbuluan gjithashtu se çifti nuk ishte i fejuar, në kundërshtim me thashethemet që kanë qarkulluar gjatë muajve të fundit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja ndau me ndjekësit një unazë masive diamanti që i ishte dhuruar nga Edwards për Krishtlindje, duke çuar në spekulime se ai i propozoi asaj.

Megjithatë, burimet tani pohojnë se ata kurrë nuk ishin fejuar dhe vendosën të “vinin fansat në lajthitje me spekulimet se ishte një unazë fejese”.

Cher nuk ka komentuar publikisht për ndarjen dhe nuk ka qenë aktive në Twitter apo Instagram që nga marsi.

Ata thuhet se u takuan për herë të parë në Javën e Modës në Paris në fund të shtatorit 2022, por ata u fotografuan për herë të parë së bashku në fillim të nëntorit 2022.

Cher u pa duke u mbajtur për dore me të jashtë qendrës Holluwoodit, përpara se të shkonte në The Nice Guy në fillim të nëntorit.

Më vonë atë muaj, ajo pranoi se marrëdhënia e tyre “dukej e çuditshme”, megjithëse shtoi se “dashuria nuk njeh moshë”.

Kur një fanse pyeti në rrjetet sociale se cilat ishin cilësitë më të mira të Edwards, ajo tha: “Ai është i sjellshëm, i zgjuar, gazmor… dhe ne puthemi si adoleshentë”.

Cher është dy herë e divorcuar dhe ka djalin, Chaz Bono, 53 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj të ndjerë Sonny Bono, i cili vdiq në vitin 1998 në moshën 62-vjeçare nga plagët e marra pasi goditi një pemë gjatë skijimit.

Alexander njihet më së shumti për lidhjen me ish-in e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeçe, me të cilën ka djalin tre-vjeçar Slash Electric Alexander Edwards.

Në gusht, Amber akuzoi producentin se kishte lidhje me 12 gra të ndryshme dhe më vonë ai u shfaq në rrjetet sociale për të pranuar se e kishte tradhtuar.

Megjithatë, Cher injoroi shqetësimet e fansave duke thënë: “Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar prej saj”.

Ajo ishte e martuar më vonë nga viti 1975 deri në vitin 1978 me këngëtarin e ndjerë Gregg Allman, i cili vdiq në vitin 2017 në moshën 69-vjeçare. Cher dhe Gregg patën së bashku djalin Elijah Blue Allman, 46 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori