LAJMI I FUNDIT:

Cher flet për lidhjen me të dashurin 40 vite më të ri: Ne puthemi si adoleshentë dhe e duam njëri-tjetrin

Cher flet për lidhjen me të dashurin 40 vite më të ri: Ne puthemi si adoleshentë dhe e duam njëri-tjetrin

Ylli i muzikës, Cher zbuloi se ajo dhe Alexander Edwards puthen “si adoleshentë” dhe “e duan njëri-tjetrin” ndërsa mbron diferencën e tyre 40-vjeçare.

Pasi këngëtarja e “If I Could Turn Back Time”, 76 vjeç, postoi një foto të producentit të muzikës, 36 vjeç një nga ndjekësit e saj pyeti se cilat nga cilësitë e tij admiron më shumë.


“Ai është i sjellshëm, i zgjuar, i qeshur … dhe ne puthemi si adoleshentë”, shkroi Cher.

Foto: GC Images

“E dua atë sepse nuk kishte frikë, ka mirësi, i mrekullueshëm, i mençur, i talentuar, i bukur, ne flasim dhe qeshim, jemi përshtatur perfekt”, tha fituesja e Grammy në një tjetër postim.

Tutje, Cher vazhdoi të tregonte për takimin e tyre dhe se sa shumë janë të dashuruara.

“Ai është 36 vjeç dhe në fund ai erdhi pas meje, derisa u takuam në mes. Ai është i qëndrueshëm, unë jam e paparashikueshme. Ne e duam njeri tjetrin”, tha këngëtarja.

Foto: Getty Images

Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan duke lënë një darkë në Los Angeles të kapur për dore. Edwards gjithashtu i puthi dorën Cherit gjatë udhëtimit të tyre me makinë.

Fituesi i “Oscar”-it më pas iu përgjigj kritikave për marrëdhënien e tyre përmes mediave sociale.

“Dashuria nuk njeh matematikë, ajo e sheh”, shkroi ajo në një postim të fshirë që atëherë, duke vënë në dukje se ajo dhe partneri i saj ishin “të lumtur dhe nuk shqetësonin askënd”.

Foto: Getty Images

Këngëtarja e “Believe” ishte e martuar më parë me Sonny Bono nga 1964 deri në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 deri në 1979. Ajo ka djemtë Chaz dhe Elijah me muzikantët e ndjerë.

Sa i përket Edwardsit, reperi ishte në lidhje me Amber Rose, dhe bashkë mirëpriten djalin Slash, tani 3 vjeç. /Telegrafi/