LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do ta blindojë Thomas Tuchelin

Chelsea do ta blindojë Thomas Tuchelin

Chelsea dëshiron që sa më parë të blindojë Thomas Tuchelin.

Pas suksesit në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Premier duke përfunduar në top katër, The Blues duan ta shpërblejnë trajnerin me rinovim të kontratës.


Sipas asaj që raporton gazetari Christian Falk, Chelsea do t’i ofrojë Tuchelit kontratë deri në vitin 2024.

Skuadra londineze i ka premtuar trajnerit po ashtu edhe disa transferime në këtë verë, mirëpo fillimisht duhet të përpilojë një listë me largime.

Nga largimet që do të ndodhin, gjermani do të ketë në dispozicion tre prurje të reja, derisa një mbrojtës dhe një sulmues janë në kërkesën e tij. /Telegrafi/