LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po mendon për mbrojtjen, Upamecano emri i ri në listën e londinezëve

Chelsea po mendon për mbrojtjen, Upamecano emri i ri në listën e londinezëve

Chelsea vazhdon të kërkojë mbrojtës qendre, por ende nuk ka arritur dot të siguroj një të tillë këtë afat kalimtar veror.

Largimet e dyshes Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen e kanë bërë me kokëdhimbje trajnerin Thomas Tuchel i cili tani kërkon afrimin e dy mbrojtësve qendror.


Jules Kounde ishte objektivi kryesor, por francezi duket se ka zgjedhur Barcelonën, njëjtë siç veproi Matthijs de Ligt që ka zgjedhur transferimin te Bayerni.

Tani londinezët kanë një emër të ri në listë dhe ai është qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Dayot Upamecano.

Me ardhjen e De Ligt, Upamecano nuk pritet të ketë shumë hapësira dhe ai po mendon largimin, derisa Chelsea pritet të nis një ofertë zyrtare në drejtim të Bayernit për të.

Chelsea publikon fanellat e reja për sezonin 2022/23
Lexo po ashtu Chelsea publikon fanellat e reja për sezonin 2022/23

23-vjeçari edhe më parë ka qenë i lidhur me një transferim në Londër dhe mirëpret kalimin në Ligën Premier, pasi viti i tij i parë në Munich nuk ishte më i miri i mundshëm.

Mediat në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se Chelsea është gati të shpenzojë deri në 45 milionë euro për transferimin e Upamecanos në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori