LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mban bisedime me Arsenalin për shitjen e Mount

Chelsea mban bisedime me Arsenalin për shitjen e Mount

Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka zhvilluar bisedime me rivalët e Arsenalit për shitjen e mesfushorit Mason Mount.

Sipas mediumit The Telegraph, Chelsea ka mbajtur “bisedime eksploruese” me Topçinjtë mbi shitjen e mundshme të mesfushorit anglez.


Arsenali ka bërë lëvizjen e tyre me Mount që ka pak më shumë se një vit në kontratën aktuale me Blutë.

Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Mason Mount
Lexo po ashtu Arsenali i bashkohet garës për transferimin e Mason Mount

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta është një tifoz i madh i anglezit dhe e do në Emirates për të përforcuar skuadrën e tij.

Kohët e fundit Mount hyri në Instagram për të postuar një përditësim pozitiv pas “operacionit të vogël” i cili do ta mbajë atë jashtë për disa javë.

Lojtari pëlqehet edhe nga Liverpooli dhe trajneri i tyre Jurgen Klopp, ndërsa çmimi i tij thuhet se sillet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/