LAJMI I FUNDIT:

Chelsea është gati të shpenzojë 70 milionë euro për një mbrojtës në janar

Chelsea është gati të shpenzojë 70 milionë euro për një mbrojtës në janar

Një tjetër vit i rëndë po duket për Chelsean, që do ta ketë shumë të vështirë të zë një vend në garat evropiane.

Chelsea nuk e ka nisur mirë as këtë edicion dhe në janar po synohen transferime të mëdha për tu rikthyer skuadra në garë për pjesën e epërme të renditjes.


Mbrojtja vazhdon të jetë një problem dhe trajneri Mauricio Pochettino e di këtë dhe dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Mauricio Pochettino zbulon shkaktarin për formën e dobët të Chelseat
Lexo po ashtu Mauricio Pochettino zbulon shkaktarin për formën e dobët të Chelseat

Team Talk ka raportuar se qendërmbrojtësi nga Burkina Faso i Bayer Leverkusenit, Edmond Tapsoba është objektivi kryesor i londinezëve për repartin e mbrojtjes.

24-vjeçari është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Gjermani dhe ndodhet në krye të listës së dëshirave të trajnerit argjentinas për ta forcuar repartin defensivë.

Madje mediumi anglez ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit në Londër në afatin kalimtar dimërorë.

Tapsoba këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e Bayer Leverkusen. Interesim për të ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori