0Shares

Klubi londinez, Chelsea po ballafaqohet me një vendim të vështirë për largimin e trajnerit italian, Antonio Conte.

Conte i ka thënë klubit se ai nuk do të largohet pas një sezoni të dytë zhgënjyes në krye, edhe pse Blues po peshojnë opsionet e tjera.

Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez janë të etur të nënshkruajnë me një trajner të ri dhe po mendojnë shkarkimin e Contes.

Conte ka refuzuar Real Madridin Conte ka refuzuar Real Madridin

Por, shkarkimi i italianit nuk do të jetë punë e lehtë për drejtuesit e skuadrës nga Stamford Bridge pasi do të ketë kosto të lartë.

Antonio Conte (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Chelsea duhet t’i paguajë Conte një pagesë prej nëntë milionë funtesh apo 10.22 milionë euro nëse ata duan të ndryshojnë trajnerin këtë verë.

Emri i parë në listën e dëshirave të Chelseat është trajneri italian Maurizio Sarri, i cili pëlqehet shumë nga Roman Abramovich.

Chelsea ofron katër milionë për Sarrin, Napoli e refuzon Chelsea ofron katër milionë për Sarrin, Napoli e refuzon

Sarri është shkarkuar nga detyra e tij te Napoli, të cilët kanë emëruar trajner të ri Carlo Ancelotti.

Por, presidenti i klubit italian Aurelio De Laurentiis nuk po lëshon penj pasi kërkon tetë milionë euro për prishjen e kontratës së Sarrit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)