Chelsea - Crystal Palace, formacionet zyrtare


Chelsea dhe Crystal Palace kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë e Londrës e presin rivalin londinez në Stamford Bridge nga ora 17:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit anglez.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri nuk di për humbje në 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe pret fitore nga kjo ndeshje në shtëpinë e tyre.
Në anën tjetër, mysafirët e Palace nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Kante, Jorginho, Barkley; Pedro, Morata, Willian.
Crystal Palace: Hennessey; Wan-Bissaka, Tomkins, Sakho, Van Aanholt; Milivojevic, Meyer; McArthur, Kouyate, Townsend; Zaha.
/Telegrafi/





































