LAJMI I FUNDIT:

Cheesecake në gotë, një shije mahnitëse dhe plot freski për pasditen tuaj (VIDEO)

Cheesecake në gotë, një shije mahnitëse dhe plot freski për pasditen tuaj (VIDEO)

Cheesecake me kakao e çokollatë është një variant shumë i ngjashëm me recetën e vjetër klasike. Kjo ëmbëlsirë ka një shije aq të mirë sa që pasi ta provoni do të mbetë gjatë në mendjen tuaj. Gjithashtu produktet e përdorura gjatë përgaditjes e bëjnë atë edhe më të veçantë.

Produktet e nevojshme

100gr krem për pjekje
250gr mascaropone Exquisa
150gr sheqer
250gr Exquisa Creamy Quark
Kakao e tretur në ujë
100gr biskota
1 çokollatë e zezë Alprose
50gr kakao

Metoda e përgaditjes:

Në një enë të thellë përzihet kremi për pjekje deri sa të trashet. Në një enë tjetër të ngjashme shtohen maskarpone dhe sheqeri të cilat përzihen së bashku pastaj mbi to hedhet edhe kremi Exquisa Creamy Quark. Masa e fituar hedhet në enën e parë me kremin për pjekje, përzihen së bashku dhe pastaj ndahen në dy enë të ndryshme, ndërsa mbi njërën prej tyre shtohet kakao e tretur në ujë ashtu si në videon më poshtë.

Bëhen gati gotat në të cilat do të servohet cheesecake dhe në to hedhen biskota të grimcuara sipas dëshirës të cilat spërkaten me një sasi të vogël të kakos së tretur në ujë. Mbi to hedhet një shtresë e kremit me kakao dhe pastaj pjesa tjeter e kremit.

Për zbukurim përdoret çokollata e zezë Alprose, e cila copëtohet sipas dëshirës dhe vendoset mbi gote. Mbi të shtohet edhe kakao pluhur dhe krem i mbetur sipas dëshirës.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Ëmbëlsirë e thjeshtë nga portokalli: Desert i shijshëm, aromatik dhe i përsosur të cilin gjithmonë do ta gatuani!

Ëmbëlsirë e thjeshtë nga portokalli: Desert i shijshëm, aromatik dhe i përsosur të cilin gjithmonë do ta gatuani!

Ëmbëlsirë
Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Sulpitja: Qe se si përgatitet kjo ëmbëlsirë e mrekullueshme turke!

Desert
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Makarona me perime

Makarona me perime

Kuzhina
Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

Oreksndjellëse
Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori