LAJMI I FUNDIT:

ChatGPT ‘mund të krijojë fakte’, thotë shefja shqiptare e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati

ChatGPT ‘mund të krijojë fakte’, thotë shefja shqiptare e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati

ChatGPT ka mahnitur botën e teknologjisë, medias dhe arsimit që kur OpenAI lansoi chatbot-in për publikun në muajin nëntor, po përgjigjet mund të mos jenë gjithmonë të sakta.

Bot “mund të krijojë fakte” derisa shkruan fjali, tha shefja e teknologjisë e OpenAI, Mira Murati në një intervistë me revistën TIME, duke e përshkruar atë si një “sfidë thelbësore”. ChatGPT gjeneron përgjigjet e tij duke parashikuar fjalën tjetër logjike në një fjali, tha ajo – por ajo që është logjike për robotin mund të mos jetë gjithmonë e saktë.


Një mënyrë që përdoruesit ta adresojnë këtë është duke vazhduar të angazhohen me robotin dhe të sfidojnë përgjigjet që ata nuk besojnë se janë të sakta, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Krijuesja e ChatGPT, Mira Murati mendon se inteligjenca artificiale duhet të ketë më shumë rregulla
Lexo po ashtu Krijuesja e ChatGPT, Mira Murati mendon se inteligjenca artificiale duhet të ketë më shumë rregulla

“Ne zgjodhëm dialogun në mënyrë specifike sepse dialogu është një mënyrë për të bashkëvepruar me një individ dhe për t’i dhënë ‘feedback’”, tha ajo për gazetën.

Murati i bëri komentet në të njëjtën intervistë në të cilën ajo tha se mjetet e inteligjencës artificiale duhet të kenë mbikëqyrjen e qeverisë.

ChatGPT është parë si një ndryshues loje që nga debutimi i tij publik vitin e kaluar, me përdoruesit që i shtronin pyetje dhe kërkesa që ai të shkruante kode, ese, letra, artikuj dhe shaka. /Telegrafi/