LAJMI I FUNDIT:

Challandes pret rezultate pozitive ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faro, shpreson në ardhjen e Shabanit dhe Hadergjonajt

Challandes pret rezultate pozitive ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faro, shpreson në ardhjen e Shabanit dhe Hadergjonajt

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjeve së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të luajë me 7 shtator në Baku ndaj Azerbajxhanit, ndërsa me 10 shtator në Prishtinë kundër Ishujve Faro.


Challandes shpreson në rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, ndërsa më poshtë keni pika kryesore nga konferenca.

“Me mbrojtësit nuk është situata mirë pasi nuk janë aktiv në skuadrat e tyre. Por, përkundër kësaj mbrojtësit tonë janë kualitativ dhe të përgatitur mirë. Ne do shikojmë në stërvitje se cilët janë në formë më të mirë. Kam besim tek ata”.

“Nëse të gjithë ne mendojë se do jemi favorit, atëherë do të kemi probleme. Azerbajxhani kur luan në shtëpi ka dëshirë të dominojë, ka një skuadër të mirë, posaçërisht në fazën sulmuese. Ne duhet të mbrohemi mirë ndaj kësaj skuadre”.

“Kosova ka luajtur ndaj Islandës, ndërsa Ishujt Faro janë vëllai i vogël i Islandës. Organizimi, agresiviteti, shpejtësia në kundërsulme”.

“Mungesa e Besar Halimit? Ai është në listë, deri të premten ishte pa klub, ku iu bashkua Brondby. Ai ishte në bankën rezervë dhe luajti për 15 minuta, është në dispozicionin tonë. Nuk do të jetë për ndeshjen kundër Azerbajxhanit pasi është pak mbrapa me përgatitje, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen tjetër. Ai ka dëshirë për ta luajtur, por edhe ai e ka kuptuar situatën”.

“Parashikimi për dy ndeshjet? Nuk parashikoj fitore apo barazimi, qëllimi im është të luajmë mirë. Rezultati dhe pikë vijnë nga ajo që tregojmë në fushë. Pres dy lojë më të mira nga Kosova se ajo që kemi treguar ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Nuk bëj preson për një fitore ndaj Azerbajxhanit dhe apo Ishujve Faro, por që lojtarët të bëjnë paraqitje të mirë dhe të ecim përpara. Qëllimi im është fitorja në dy ndeshje dhe të përmirësojmë lojën tonë për të ardhmen”.

“Kastriot Dermaku? Ju keni thënë që problemi jonë është mbrojtja. Kastrioti deri më tani ka luajtur 30 ndeshje në Serie C dhe B. I kam pa disa paraqitje të tij në video xhirime të tij me Torinon dhe Ascolin. Vendosa ta sjell në skuadër për të shikuar se a do të sjellë diçka pozitive dhe ai është i lumtur për ftesën”.

“Kontaktimi me lojtarë pas ndeshjeve të fundjavës? Jam me kontakt të vazhdueshëm pas ndeshjeve. Nuk kemi lojtarë të lënduar që kanë luajtur këtë të shtunë dhe diel. Vetëm Milot Rashica me Werderin e ka një lëndim të vogël, por stafi mjekësor i klubit dhe ai i joni janë në kontakt dhe kanë vendosur së bashku që çdo gjë është në rregull”.

“Ardhjet e mundshme të Meritan Shabanit dhe Florent Hadergjonajt? Jam në kontakt me Hadergjonaj që ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, por që nuk e mori. Nga ky moment do të provoj ta sjelli në kombëtaren tonë, kam kontakte të mira edhe me agjentin Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdanit). Me Shabnin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marr një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”.

“Ideja është të bëjmë një skuadër edhe më të fortë për vitet e ardhshme dhe shikoj një të ardhme të mirë”, ka thënë Challandes për fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori