LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet për Ibrahimovicin, mungesat dhe formacionin

Challandes flet për Ibrahimovicin, mungesat dhe formacionin

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në ndeshjen hapëse për në të vlefshme për Grupin B.


Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e shtunë) ka folur Challandes, i cili foli për sulmuesin kundërshtar, Zlatan Ibrahimovic, mungesave dhe formacionit.

Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës
Lexo po ashtu Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës

“Na duhen 11 lojtarë për të ndalur Zlatan Ibrahimovicin. Ne do të luajmë si një ekip dhe në këtë formë do mbrohemi. Lojën mbrojtëse duhet ta bëjmë si një ekip i vërtetë”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Mbase mund të jemi të kënaqur me barazim, mbase jo, varet nga loja. Për mua është e rëndësishme forma se si luajmë dhe çfarë paraqesim në fushën e lojës”.

Tutje, trajneri zviceran ka folur edhe mungesat e lojtarëve si Amir Rrahmani, Ibrahim Dresvic dhe në veçanti atë të Valon Berishës.

“Nuk është një gjë e mirë që Valoni nuk mund të luajë sepse është një lojtar i rëndësishëm. Kemi lojtarë të ndryshëm, por jo si Valoni. Duhet të gjejmë zgjidhje kolektive, por duhet të vendos më pas sepse kemi zgjidhje tjera”.

“Në kokën time e kam të qartë se si do të zëvendësohen këta dy lojtarë (Rrahmani dhe Dresvic, por natyrisht që nuk do t’i them emrat në konferencë”.

“Ne do të paraqitemi me skuadër të fortë, duam të paraqitemi si skuadër dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.

Për fund, Challandes u përgjigj në lidhje me formacionin që mund ta aplikojë.

“Po ne kemi vendosur, unë kam vendosur por sigurisht se nuk tregoj se si do të vendosemi tani, kjo është vetëm në kokën time, Por në mendjen time, po e di mirë. Ne e dimë kush do fillojë dhe kush jo, por nuk është e lehtë sepse nuk i kemi dy qendërmbrojtës që na mungojnë”.

“Zgjidhja për mungesën e tyre nuk është vetëm tek qendërmbrojtësit por tek të gjithë lojtarët. Vetëm si skuadër mund ta kompensojmë mungesat që i kemi”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori