LAJMI I FUNDIT:

Chadwick Boseman u martua pak muaj para vdekjes me gruan e tij Taylor Simone Ledward

Chadwick Boseman u martua pak muaj para vdekjes me gruan e tij Taylor Simone Ledward
Taylor Simone Ledward dhe Chadwick Boseman (Foto: Sarah Morris/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesit e yllit të “Black Panther” kanë konfirmuar se ai vdiq në shtëpi në krahët e gruas së tij Taylor Simone Ledward, pas një beteje të fshehtë me kancerin e zorrës së trashë.

Chadwick Boseman raportohet se është martuar fshehurazi me partneren e tij Taylor Simone Ledward para vdekjes së tij, shkruan The Mirror.


Aktori shumë i dashur dhe i respektuar i filmit “Black Panther” u konfirmua se vdiq sot, pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë për katër vjet.

Chadwick Boseman (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

E dashura e tij Taylor ishte pranë tij në momentet të jetës së bashku me anëtarët e ngushtë të familjes së tij ndërsa ai ndërroi jetë në shtëpi.

Chadwick i kishte kërkuar Taylorit që të martohej me të në tetor të vitit të kaluar dhe dyshja besohet se kanë thënë zotimet e tyre në një ceremoni private para se kanceri i aktorit të përparonte.

Ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman vdes nga kanceri në moshën 43 vjeçare
Lexo po ashtu Ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman vdes nga kanceri në moshën 43 vjeçare

Dyshja zgjodhën të mbanin sekret pjesën më të madhe të marrëdhënieve të tyre të hershme para se Taylor të fotografohej rregullisht në krahët e Chadwick në ceremonitë e ndarjes së çmimeve dhe ngjarje të tjera që përfshin tapetin e kuq.

Taylor Simone Ledward dhe Chadwick Boseman (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Taylor është një këngëtare që është diplomuar në Universitetin Politeknik të Shtetit të Kalifronisë në vitin 2014 me një diplomë ‘bachelor’ në Studime të industrisë së muzikës. Gjatë kohës kur ishte në universitet ajo ishte këngëtarja kryesore e grupit jazz të shkollës.

Lidhja e saj me yllin e Hollivudit Chadwick u konfirmua një vit pasi ajo u largua nga shkolla në vitin 2015 kur ata u fotografuan së pari nga paparacët në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.

Taylor u pa përsëri duke mbështetur burrin e saj kur ai u shfaq si i ftuar në emisionin bisedues amerikan ‘Jimmy Kimmel Live!’ në vitin 2017.

Taylor Simone Ledward dhe Chadwick Boseman (Foto: Sarah Morris/Getty Images/Guliver)

Tani dihet që Chadwick u diagnostikua tragjikisht me kancer të zorrës së trashë vetëm një vit pas njohjes me Taylor ndërsa vazhdoi të luftonte për katër vitet e ardhshme me Taylorin në krah të tij.

Në tetor 2019 Chadwick thuhet se i propozoi martesë të dashurës Taylor gjatë një nate takimi në Malibu.

“Chadwick dhe Simone u kurorëzuan. Ishte një kohë e gjatë dhe të gjithë janë vërtet të lumtur”, tha një burim për ‘Gossip blog MediaTakeOut’.

Ata shtuan se aktori kishte menduar t’i propozonte “në fillim të vitit 2020”, por që ai thjesht nuk mund të priste.

Chadwick Boseman dhe Taylor Simone Ledward (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Paraqitja e fundit publike e çiftit e përbashkët ishte në shkurt të vitit 2020 në NBA All Star Game.

Dyshja dukej me humor të mirë ndërsa u panë duke qeshur dhe duke bërë shaka në United Center në Çikago.

Sot tifozët e Chadwick në të gjithë botën u tronditën kur zbuluan se ai kishte ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare pas humbjes së betejës me kancerin.

Kjo humbje erdhi vetëm 10 muaj pasi Chadwick thuhet se i kishte kërkuar Taylorit të ishte gruaja e tij – me çiftin që kuptohet se ishin martuar kohët e fundit, sipas Just Jared. /Telegrafi/

Chadwick Boseman (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Rihanna, Kate Moss dhe Demi Moore pozojnë nudo në ekspozitën e re provokuese, nga fotografja gjermane Ellen von Unwerth

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori