LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thotë për ju pozita e lythit?

Çfarë thotë për ju pozita e lythit?

Çdo lyth i vërejtur në trupin tonë bart domethënie të fshehtë apo tregon ndonjë pengesë sekrete

Disa thonë që lythat në trupin tonë në të vërtetë janë gjurmë sekrete nga jetët tona të kaluara, shenja të veprave paraprake karmike të cilat do të piqen në këtë jetë, si të mira ashtu edhe të këqija, transmeton Telegrafi.


Të tjerët thonë që lythat janë porosi fati dhe fatkeqësie të cilat pasqyrojnë kthesa të rëndësishme në jetën tonë.

Nëse ndonjëherë keni pyetur çfarë domethënie ka ai lyth në qafën tuaj, shpinë apo në kërdhokulla, lexoni në vazhdim.

Koka dhe qafa

Lythi në cilëndo anë të buzëve është indikacion i jetës së ekuilibruar dhe të suksesshme. Tregon pasuri, famë dhe stil luksoz të jetës. Femrat me këta lytha mund të jenë shumë të bukura.

Balli

Lythi në mes të ballit do të thotë shpirt kreativ, të zellshëm por edhe shumë të pabrenga. Këta persona janë liderë të mëdhenj dhe mund të jenë ndërmarrës shumë të suksesshëm.

Nëse në ballë është i gjerë dhe lythi është në anën e djathtë, atëherë shënon pasuri, famë dhe status. Personi bëhet i pasur dhe ka prestigj dhe famë të mirë në shoqëri.

Nëse lythi është në anën e majtë dhe balli është i ngushtë, atëherë personi do t’i kthehet vetvetes.

Vetulla

Lythi në njërën apo anën tjetër të vetullave shënon personin e fuqishëm dhe kokëfortë me autoritet shumë të mirë.

Nëse lythi gjendet në vetullën e djathtë, do të martohet herët me bashkëshorte të mirë (apo do të martohet me burrë të mirë).

Nëse lythi është në anën e majtë të vetullës, kjo tregon që personi do të ketë ndonjë problem në jetë dhe mjaft luftë. Patjetër duhet të kujdeset për paratë.

Lythat të cilat gjenden në vetulla sugjerojnë disharmoni me anëtarët e familjes së gjerë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori