LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të hamë te rastet e virozave të barkut apo helmimit me ushqim?

Çfarë të hamë te rastet e virozave të barkut apo helmimit me ushqim?

Të gjithë së paku një herë kanë pasur viroz barku apo janë helmuar me ushqim

Për shkak të gjendjeve të tilla lukthin e irrituar duhet ta qetësojmë, ndërkaq organizmin ta hidratojmë në mënyrë që të kompensojmë lëngun e humbur me pasojat më të shpeshta të krupës – vjellje dhe diarre, transmeton Telegrafi.


Disa artikuj ushqimorë është e nevojshme të shmangen. Dietistja Sheri Kasper, për revistën Shape ka zbuluar që alkooli, ushqimi shumë i thartë dhe me erëza mund ta irritojnë edhe më shumë lukthin dhe që gjithsesi duhet shmangur.

Gjithashtu, ekzistojnë artikuj të cilët do t’ju ndihmojnë ta qetësoni tretjen tuaj. Ata, në rend të parë, janë bananet, orizi, peksimetet, artikujt të cilat janë të verifikuar që ndihmojnë.

“Gjëja më e keqe e cila mund të ndodhë te virozët e lukthit apo helmimi me ushqim është dehidratimi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kompensohet lëngu i humbur. Supat, smoothiet, perimet dhe pemët janë të pasura me ujë dhe janë të dobishme”, thotë ekspertja Jessica Spiro.

Dietistja Therese Bonanni rekomandon ujë kokosi i cili është plot kalium dhe burim i mirë i nutrienëve të tjerë të rëndësishëm siç janë natriumi, magnezi dhe fosfori.

“Ujin e kokosit e konsideroj burim natyral të elektroliteve pa sheqer shtesë”, thekson ajo.

Kur të ndieni që po këndelleni, konsumoni jogurt dhe kefir në mënyrë që trupit t’i jepni dozën e proteinave dhe t’i plotësoni bakteret e mira në sistemin e tretjes, këshillon Bonanni.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj laktozës, mundeni të konsumoni shtesa probiotike në ushqim të cilat janë të shëndetshme për traktin e tretjes.

Gjithashtu, smoothie e përgatitur nga qumështi, pemët dhe gjalpi arror është burim i shkëlqyeshëm proteinash të cilat organizmi juaj thjeshtë do t’i tretë.

Supa e pulës ose pula e zier gjithashtu edhe gjeldeti do të ndikojnë shkëlqyeshëm në lukthin e shqetësuar dhe do t’ju ndihmojnë ta ktheni forcën. /Telegrafi/