LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të hamë në mot të ftohtë

Çfarë të hamë në mot të ftohtë

Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina.

Ndihma më e mirë për trupin që ta ruajë nxehtësinë trupore mund të jenë perimet rrënjore. Këto janë të gjitha bimët që nuk piqen shpejt, por që u duhet një kohë e caktuar.

Rritjes së tyre nuk i pengon as era dhe as acari, por u konvenon moti i ftohtë i dimrit, ndërsa pjesët e ushqyeshme të tyre ndodhen nën sipërfaqen e tokës. Perimet rrënjore të copëtuara imët dhe të ziera mund të përdoren si “bazë” për një supë të lehtë.

Kjo është gjithashtu periudha e vitit kur është e mundur ta ndieni një nevojë më të madhe për konsumin e mishit dhe të produkteve të mishit se sa në periudhën e verës. Dhe mishi përmban elemente që e ndihmojnë trupin ta mbajë nxehtësinë.

Nëse jeni adhurues të sallatave, në vend të sallatave të gjelbra të zakonshme, provoni sallata që përmbajnë më shumë perime rrënjore, fasule apo bimë me fibra. Në sallatë mund të shtoni pak mish.

Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre. Në kushtet tona me dimra pjesërisht të ftohtë, ne lirisht mund ta konsumojmë atë herë pas here për shembull në një sallatë të përzier me mish pule.

Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera rrënjore dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm.

Ja disa nga ushqimet më të shëndetshme për ditë të ftohta që do t’ju mbajnë të ngrohtë dhe do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv dhe në formë të mirë: karota, panxhari, rrepa, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, gruri i papërpunuar, lakra. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori