Thuajse gjysma e të gjitha grave shtatzëna, mund të kenë njolla ose gjakderdhje vagjinale gjatë shtatzënisë, veçanërisht gjatë tremujorit të parë
Shkaqet e saj janë të shumta, disa prej të cilave janë të rënda dhe disa të tjera jo. Shkalla e rëndësisë dhe shkaqet e mundshme të gjakderdhjes, janë të ndryshme gjatë çdo tremujori.
Tremujori i parë: Në dymbëdhjetë javët e para të shtatzënisë, shumë gra kanë njolla ose gjakderdhje. Kjo e fundit mund të tregojë shumë gjëra në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes, nëse është e vazhdueshme apo sporadike. Mund të jetë ndonjë shenjë paralajmëruese, por në të njëjtën kohë, mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet normale të shtatzënisë.
Në fillim të shtatzënisë, rreth një javë pasi kanë kaluar 14 ditët e fertilizimit, mund të vini re njolla ose gjakderdhje. E njohur edhe si gjakderdhja e implantimit, ajo ndodh zakonisht kur veza e fekonduar ngjitet në veshjen e mitrës. Kjo lloj gjakderdhjeje nuk zgjat shumë.
Hemorragjia në tremujorin e parë mund të jetë edhe shenjë e ndonjë aborti të mundshëm. Pjesa më e madhe e aborteve ndodhin gjatë këtij tremujori dhe më rrallë në muajt e mëvonshëm. Gjithsesi, hemorragjia nuk do të thotë se domosdoshmërisht keni përpara një abort. Gjysma e grave që kanë hemorragji gjatë tremujorit të parë, nuk përballen me abortin.
Në muajt e parë, një problem tjetër që mund të shkaktojë hemorragji dhe dhimbje, është shtatzënia ektopike, ku embrioni ngjitet jashtë mitrës, zakonisht në një nga gypat e Fallopit.
Gjatë tremujorit të parë, një shkak i pazakontë i gjakderdhjes është edhe shtatzënia molare, një gjendje e rrallë kur pas fertilizimit, në vend të fetusit, brenda mitrës krijohet një masë jonormale.
Tremujori i dytë: Ndonëse aborti është më pak i zakonshëm gjatë tremujorit të dytë, rreziku ekziston ende dhe gjakderdhja vagjinale është shenja kryesore e abortit.
Në këtë tremujor, gjakderdhja e lehtë apo e rëndë mund të jetë tregues edhe i ndonjë problemi që mund të keni me placentën, si për shembull: placenta previa – ku ajo është e vendosur shumë poshtë dhe e mbulon pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës; shkëputja e placentës – ku kjo e fundit fillon të shkëputet nga muri i brendshëm i mitrës. Të dyja këto raste hasen më shpesh gjatë tremujorit të tretë.
Disa nga shkaqet e tjera të hemorragjisë, janë edhe infeksioni në qafën e mitrës, irritimi i saj ose shfaqja e disa kokrrave në të, shkruan Living. Hemorragjia në qafën e mitrës nuk paraqet rrezik për foshnjën, por në qoftë se shkaktohet nga kanceri i qafës së mitrës, është e rëndësishme që diagnoza të përcaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ka raste kur hemorragjia në qafën e mitrës, mund të jetë një shenjë që tregon se ajo hapet në mënyrë spontane dhe mund të jetë shkak për një lindje të parakohshme.
Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të keni gjakderdhje të lehtë ose shfaqjen e disa njollave, të cilat shkaktohen nga çarja e enëve të gjakut në sipërfaqen e qafës së mitrës, gjë që nuk paraqet asnjë rrezik për shtatzëninë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike
Veshjet më të bukura të javës
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën