LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk guxoni t’i dhuroni të dashurës për Vitin e Ri

Çfarë nuk guxoni t’i dhuroni të dashurës për Vitin e Ri
What to do when you get a disappointing holiday gift.

Shumica e meshkujve çdo vit ballafaqohen me vështirësinë e zgjedhjes së dhuratës së Vitit të Ri për të dashurën e tyre, e pothuajse që të gjithë kanë një qëllim - të shmangin katastrofën gjatë blerjes. Edhe pse dëshirat dallojnë, varësisht prej femrës, prapëseprapë ekzistojnë disa gjëra të caktuara që kurrsesi femra nuk guxon t'i gjejë nën bredh.

Aparate shtëpiake

Vetëm nëse partnerja juaj ka shprehur dëshirën e flaktë për një blender apo aparat për kafe, mos guxoni t’i blini diçka nga kuzhina apo enë. Në fakt, nëse ajo edhe kënaqet duke gatuar, me siguri se nuk dëshiron që nga ajo të prisni se brenda ditës do t’ju gatuajë me qindra receta, transmeton Telegrafi.


Fotografitë tuaja

Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, kjo mund të jetë njëra nga dhuratat më të tmerrshme të mundshme. Para se të zgjidhni foton tuaj më të mirë dhe të zgjidhni kornizën më të lezetshme, para se ta mbështillni dhe ta zbukuroni bukur, mendojeni edhe njëherë.

Gjithçka që nuk mund të zëvendësohet

Nëse të dashurës tuaj i blini një dhuratë tejet të shtrenjtë, kontrolloni paraprakisht nëse në rast se nuk i pëlqen mundet ta ndërrojë, apo zëvendësojë me diçka tjetër.

Prodhime dietale

Nëse nuk dëshironi telashe, mos i blini asgjë që ka të bëjë me humbjen në peshë. Porosia, të cilën ajo e kupton porsa ta hapë dhuratën, është se ju nuk e pëlqeni ashtu si është dhe se duhet të humbasë në peshë. Edhe pse ndoshta nuk e keni menduar këtë, një reagim të tillë e keni të vështirë ta shmangni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori